Udhezuesi me situata te te nxenit me TIK-un 2015

1. HYRJE

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bazuar në VKM Nr.248 dt 27.04.2007, në zbatim të pikës 3 gërma ç) që parashikon përcaktimin e standardeve të TIK për administratën publike, ka hartuar këtë rregullore “Për përdorimin e postës elektronike në administratën publike”.

2. QËLLIMI

Qëllimi i kësaj rregulloreje është që administrata publike të udhëhiqet në praktiken e saj të punës nga zbatimi i rregullave për përdorimin e postës elektronike në administratën publike :

a) duke marrë në konsideratë faktin që Qeveria e Republikës së Shqiperisë në programin e saj qeverisës mbështet përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe internetin;

b) duke konsideruar se përdorimi i TIK bazuar në rregulla të qarta:

i. rrit efiçencën në punën e administratës publike

ii. krijon lehtësime dhe shërbime komunikimi

Lexo te plote: Rregullore mbi perdorimin e postes elektronike ne administraten publike

1. HYRJE

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bazuar në VKM Nr.248 dt 27.04.2007, në zbatim të pikës 3 gërma ç) që parashikon përcaktimin e standardeve të TIK për administratën publike, ka hartuar këtë rregullore “Për përdorimin e shërbimit të internetit në administratën publike”.

2. QËLLIMI

Qëllimi i kësaj rregulloreje është që administrata publike të udhëhiqet në praktikën e saj të punës nga zbatimi i rregullave për përdorimin e internetit në administratën publike :

a. duke marrë në konsideratë faktin që Qeveria e Republikës së Shqiperisë në programin e saj qeverisës mbështet përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe internetin;

b. duke konsideruar se përdorimi i TIK bazuar në rregulla të qarta:

i. rrit efiçencën në punën e administratës publike

ii. krijon lehtësime dhe shërbime komunikimi

c. duke marrë parasysh rritjen e aksesit në internet nga punonjësit e administratës publike;

Lexo te plote: Rregullore mbi perdorimin e internetit ne administraten publike

Detyrat dhe përgjegjësit e sektorit janë: 

  • Bashkëpunon me drejtoritë përkatëse në MASH në zbatimin e politikave dhe projekteve për TIK-un në shkolla.
  • Monitoron informacionet mujore të specialistëve mbi gjëndjen dhe funksionimin e laboratorëve të TIK.
  • Miraton trajnimet që zhvillohen në fushën e TIK.
  • Në bashkëpunim me Sektorin e Kurrikulës dhe Cilësisë identifikon nevojat për përdorimin e TIK në mësimdhënie.
  • Monitoron mirëmbajtjen e rrjetit dhe shërbimin e internetit.
  • Monitoron përpunimin e statistikave të ardhura nga shkollat dhe dërgimin e tyre në MAS.
  • Analizon veprimtarinë e sektorit dhe vlerëson punën e specialistëve.
  • Mbikqyr instalimin e pjesëve hardware dhe software të kompjuterave dhe paisjet teknologjike të informacionit.
  • Drejton analizen e të dhënave të përpunuara.
  • Drejton hartimin e raportit vjetor statistikor të DAR Vlore