Projekti KEPASS 

Programi Shkëmbim Njohurish për Sistemin e Shkollave të Adriatiku

Thirrje për studentët 2013-2014

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 28 Shkurt 2014

 

Programi i Lëvizshmerisë Shtator 2014-Dhjetor 2014

  1. Projekti KEPASS dhe programi i lëvizshmerisë

KEPASS - Programi Shkëmbim Njohurish për Sistemin e Shkollave të Adriatikut është një projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian , i cili synon të integrojë sistemet e Shkollave të Adriatikut për një arsim të mesëm më konkurrues në zonën e Adriatikut dhe të krijojnë mundësi për lëvizshmërinë e studentëve dhe për njohjen reciproke të programeve të shkollave të mesme dhe të diplomave, duke kontribuar kështu  në lidhjet në rritje mes sistemit arsimor dhe tregut të punës të Adriatikut. Partneriteti i Projektit është i përbërë nga Autoritetet Shtetërore dhe Agjencitë dhe Autoriteteve Rajonale të tyre:KEPASS do t’iu japë mundësi studentëve që të marrin pjesë për një TRE MUJOR në një shkollë të huaj të një vendi të zonës sëAdriatikut, duke theksuar se si çdo sistem arsimor duhet të theksojë aspektet e mëposhtme:

Partneriteti është i përbërë nga tetë partnerë që vijnë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Italia, Mali i Zi dhe Sllovenia dhe koordinuar nga partnerit kryesor Rajonin Autonom i Friuli Venezia Giulia. Partnerët e projektit janë:

Programin i Lëvizshmërisë do të fillojë në 15 shtator 2014 dhe do të përfundojë në 12 dhjetor 2014. Nxënësit e zgjedhur do të marrin pjesë në një TRE MUJOR në një shkollë të akredituar të një vendi tjetër të Adriatikut. Gjatë këtij tremujori ata do të ndjekin mësimet në shkollat pritëse dhe do të provojnë metoda dhe teknika të reja të mësimdhënies si dhe do të jenë në kontakt me gjuhë të reja, kultura dhe realitete. Ata do të ndiqen dhe do të ndihmohet nga tutorë me përvojë si për atë që i përket arsimit dhe anën ekstra-kurrikulare. Për më tepër ata do të jenë në gjendje të marrin pjesë në aktivitetet e pasdites. Studentët do të strehohen në banesa, shtëpi të nxënësve, shkollat me konvikte apo vendet e tjera të ofruara nga shkollat pritëse. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen tërësisht nga projekti. Programi lëvizshmërisë do të mbulojë shpenzimet për pjesëmarrje në aktivitetet që ofrohen nga shkollat, praninë dhe asistencën e tutorët dhe të gjitha çështjet logjistike dhe organizative që kanë të bëjnë me vizën, kujdesin shëndetësor, sigurimet dhe detyra të tjera burokratike. Gjuha e mësimdhënies do të jetë anglisht dhe italisht.