Në kuadër të implementimit të projektit eTwinning është planifikuar që më datë 13 Mars 2015 të zhvillohet në Vlorë  workshop-i Rajonal për eTwinning.

Në këtë workshop parashikohet të marrin pjesë 40-60 pjesëmarrës (mësues/drejtues). Përmbajtja e këtij aktiviteti do të jetë si më poshtë:

  • Prezantimi i projektit eTwinning
  • Prezantimi dhe trajnimi mbi përdorimin e portalit eTwinning
  • Prezantimi i projekteve më të suksesshme eTwinning
  • Trajnim për planifikimin, hartimin dhe menaxhimin e suksesshëm të projekteve

Në vijim të përgatitjeve për këtë aktivitet kemi përgatitur një formular regjistrimi online ku mësuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në workshop të bëjnë regjistrimin paraprak.

 

Personat që do të pranohen do të njoftohen nëpërmjet adresës email të plotësuar në formular.

 

Regjistrim për Workshop-in eTwinning Vlorë 13 Mars 2015 - https://docs.google.com/forms/d/1UzvsTVipFe0PZF57ykP8p7TtA28831aprquwHkAylg0/viewform

 

Për sa më sipër ju lutemi të na mbështesni duke publikuar një njoftim së bashku me linkun e formës së regjistrimit në websitin tuaj si dhe duke shpërndarë këtë link tek mësuesit e interesuar nëpërmjet email.

 

 

Si pjese e integrimit ne programin Europian Erasmus+, per Edukimin, Trajnimin, Rinine dhe Sportet, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përfituar nje grant, duke u bere ne kete menyre aktualisht partnere e  e-Twinning – Komuniteti online i shkollave ne mbare Europen

eTwinning promovon bashkëpunimin e shkollave në Evropë nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit duke ofruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat.

Portali eTwinning (www.etwinning.net) përfaqëson nje platforme unike te bashkëveprimit te mësuesve ne projekte nxitëse dhe inovatore. Portali nxit nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide dhe të perhapin praktikat më të mira ndërmjet tyre, duke ndjere te jene pjese e komunitetit me nxitës ne Europe

I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, eTwinning numëron sot nw gjithw kontinentin Evropian 269,593 mesues dhe 128,352 shkolla qe zhvilloje projekte bashkëpunuese dhe ndajnë ide.

MAS fton mësuesit te anëtarësohen ne komunitetin online e-Twinning dhe te jene pjese aktive e këtij progami.