Programi Akademik i Microsoft në Shqipëri, këtë vit, ashtu sikurse edhe gjatë viteve të shkuara,

organizon edhe kete vit akademik Forumin Kombëtar të Mësuesit Inovator në bashkëpunim me

Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Forumi është një eveniment kombëtar që sjell së bashku punimet më të mira të mësuesve

të shkollave nëntë-vjecare dhe të mesme publike dhe private në Shqipëri, duke përdorur

teknologjinë Microsoft.

Për disa vjet rradhazi tashmë, mësuesit, në bashkëpunim me nxënësit, kanë paraqitur punimet

e tyre më të mira, nga të cilat kanë dalë fituesë. Në vitin 2010, fituesit e këtij Forumi paraqitën

punimet e tyre në Forumin Europian të Mësuesit Inovator në Berlin, Gjermani, në vitin 2011 në

Moskë, Rusi dhe në vitin 2012 në Lizbonë, Portugali.

Nëse do të ketë fituesë nga Shqipëria në nivel boteror, fituesi(ja) do të konkurojë edhe në nivel

botëror në Forumin Botëror të Mësuesit Inovator në mars 2014 në Barcelonë, Spanjë.

Кriteret për pjesëmarrje në konkurs:

• Nëse jeni mësues në një shkollë nëntë-vjecare apo të mesme, publike apo private;

• Nëse realizoni projekte apo prezantime të mësimeve nё shkollёn e juaj me ndihmёn e

teknologjisë Microsoft, të cilat ju i konsideroni si të suksessshme dhe të dallueshme nga të tjerët;

• Nëse keni patur mundësi të ndikoni pozitivisht tek kolegët tuaj nëpërmjet ndarjes së këtyre

metodave, dhe,

• Nëse dëshironi të shpërbleheni duke konkuruar në nivel kombëtar e ndërkombëtar, pjesëmarrja

në Forum është për ju.

• Mundësi e përkryer për promovim të shkollës suaj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për të qenë pjesëmarrës në këtë konkurs, për të patur mundësinë të jeni fitues, ju lutem,

regjistrohuni ne http://www.pil-network.com dhe shkruani në e-mailin:

bajame.allmeta@arsimi.gov.al

a-armurt@microsoft.com

Ne do t’ju ndihmojme te merrni formularin e nevojshem per pjesemarrje.

Një juri e përbërë nga ekspertë të fushës së arsimit dhe teknologjisë do tí shohë të gjitha

aplikimet me kujdes, duke bërë përzgjedhjen e dhjetë punimeve më të mira.

Shpallja e fituesve do të bëhet gjatë Forumi Kombëtar të Mësuesit Inovator, në 28 shkurt 2014,

gjatë së cilës vetëm dhjetë projektet më të mira do të kenë mundësinë të shfaqen përpara të

ftuarve në këtë aktivitet, nga të cilët do të shpallen fituesit.

Kriteret e pergjedhjes:

• Risia e përmbajtjes së projektit të realizuar në shkollën tuaj;

• Risia e bashkëpunimit me arsimtarët dhe nxënësit brenda dhe jashtë shkollës;

• Kreativiteti dhe inovacioni në përdorimin e teknologjisë Microsoft.

Afatet e pranimit:

Afati përfundimtar për dorëzimin e projektit është data 15 Shkurt 2014, ora 17:00.

• Projekti i paraqitur duhet te jetë origjinal në koncept dhe në përdorimin e teknologjisë

Microsoft, dhe duhet te paraqitet nga mesuesi drejtues i projektit, i cili duhet te flase anglisht.

• Cdo kopjim/plagjiaturë do të bëjë që projekti i paraqitur të mos kualifikohet.

Fituesit e edicionit 2012-2013.

Vendi i I-rë Shkolla e Mesme e Pergjithshme “Qemal Stafa”, Tirane, me projektin me titull

“Qemal Stafa on Line”, me drejtues projekti mësuesen Petrina BLUSHI dhe Eliabeta DRITA;

Vendi i II-të Gjimnazi “Zhani Ciko”, Patos, me projekti me titull “Jashte dhe brenda botes

virtuale. Ne dhe kompjuteri” me drejtuese mësuesen Irma HOXHA;

Vendi i III-të Gjimnazi Jo-Publik “Ernest Koliqi”, Tirane, me projektin me titull “The Green

School”, me drejtues projekti mësuesin Gjergji KOKUSHTA.

Projektet e tjera të përzgjedhura për prezantim ne konkurimin e këtij viti, si më poshtë, u

nderuan me Certifikata Mirënjohjeje për “Pjesëmarrjen në Konkursin Kombëtar të Mësuesit

Novator 2014, për bashkëpunimin midis mësuesve dhe nxënësve brenda dhe jashtë shkollës, për

kreativitet dhe inovacion në përdorimin e teknologjisë Microsoft”.

1 Etleva RUCI Marredheniet virtuale midis nxenesve

2 Gurkan KURT

ne lenden e letersise P.N.Luarasi Tiranë

Permiresimin e gjuhes angleze dhe

zhvillimin e metejshem te aftesive te

punes ne grup

Medreseja Korcë

3 Ina BELLA Makine Llogaritese Kolin Gjoka Lezhe

4 Loreta TOMA Takoj emocionet At Pjetër

Meshkalla Shkodër

Marrje e informacionit dhe

perdorimin tij ne biznes. Abdulla Keta Tiranë

Arta GJINI

6 Orjola CAKA E dashur Shqipëri Besnik Sykja Tiranë

7 Donika VELIU Të hamë apo të ushqehemi? Hoteleri- Tiranë

Turizem

Engjellushe

MNERI Edukimi me dimension gjinor Aleks Buda Tiranë

9 Zana TOCI Led Arduino ne 3D Qemal Stafa Tiranë

10 Xhuljana GJINI Ngrohja Globale 4 Deshmoret Tiranë

11 Fatbardha PEMA

12 Ida ILE Ne ndihme te komunitetit Celesi Magjik Tiranë

Mendoni per token ashtu si per veten

tuaj

Konferenca e

Pezës Tiranë