Nxënësve të shkollave të mesme ,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Konkursin e Ideve Inovative në Shkencat Egzakte(Lëndët Shkencore).

Projektet që Ju do të paraqesni në lidhje me idetë tuaja innovative  duhet të jenë të mbështetura në fakte dhe eksperimente reale me një rezultat  përkatës.

Idetë do të sillen në CD ose të shkruajtura në A4, te koordinatorja e DAR-it, znj.Merita Todhe dhe për transparence do të njoftohen emër pas emri në website e DAR Vlorë.

Para festimeve të Krishtlindjeve do të shpallet fituesi nga Juria që janë  moderator të kësaj nisme:

1-Marion Mako, klasa XII shkolla jopublike “Aulona” Vlorë

2-Aspasia Mishtaku, klasa XII shkolla jopublike “Perla”

3-Kristina Papajani, klasa XII shkolla jopublike “Internacional”

4-Marko Shehu,  Klasa XII Shkolla Jopublike "Perla"

Mësuesit lëndor dhe drejtuesit e shkollave njoftohen të nxisin dhe mbështesin evidentimin dhe prezantimin e  këtyre ideve nga nxënësit e tyre më të spikatur në fushën e shkencave egzakte, për pjesëmarrje.