Në zbatim të udhezimit të kualifkimit te mësuesve nr.2, dt 12.02.2015, (i ndryshuar) dhe ne zbatim te shkreses nr. 511, dt 18.01.2019, ka nisur procedura per kualifikimin e mesuesve per vitin shkollor 2018-2019.  

  • Dorëzimi i dokumentacionit nga mësuesit që do ti nënshtrohen procedurës së kualifikimit do të kryhet brenda datës 04.02.2019
  • Provimi i kualifikimit do te zhvillohet më dt 06.04.2019, ne Tirane.

Më poshtë gjeni link-un e programeve të kualifikimit 2019 dhe materialin ndihmës për mësuesit "Udhëzuesit  kurrikularë lëndorë për AMU dhe AML" 

http://izha.edu.al/new/udhezues-lendore/

http://izha.edu.al/new/programet-e-kualifikimit-2019/

Udhezimi per kualifikimin

Per mbarevajtje sa me efektive te ketij procesi ju bejmë me dije si me poshte:

  • Lidhur me piken 1/c te nenit 5 te udhezimit te kualifikimit per detyrimin e mesuesve per realizimin e tre diteve te trajnimit,  IZHA ka shpërndarë certifikata të trajnimeve të mësuesve sipas tematikave perkatese.   
  • Lidhur me trajnimet e mesuesve mbas periudhes 19 dhjetor 2017 te organizuara nga agjenci trajnuese, certifikatat me kredite qe disponon mesuesi (nese ka marre mbas kesaj periudhe) duhet te jene nga databaza e agjencive te akredituara per te zhvilluar trajnime. Per me shume informacion mesuesi duhet te jete vazhdimisht i angazhuar ne portalin me linkun https://trajnime.arsimi.gov.al/.
  • Lidhur me piken 1 te nenit 2 te udhezimit, do t'i referoheni legjislacionit ne fuqi per profilin e mesuesit, kryesisht udhezimit 30, dt,12.09.2018 shtojcave perkatese per profilin e mesuesit. 
  • Lidhur me piken 2) te nenit 2 te udhezimit te kualifikimit verifikoni mire vjetersine ne pune dhe vitet ndermjet kategorive. Kujdes me llogaritjet e viteve! Llogaritet gjithmonë viti i kualifikimit dhe jo data apo muaji kur është lëshuar certifikata e kualifikimit. 

Shembull: Nëse certifikata e kualifikimit të kaluar, është marrë në muajin prill të vitit 2014, llogaritja e viteve për kualifikimin do të fillojë që nga data 31.12.2013. 

LIDHUR ME PERMBAJTJEN E PORTOFOLIT JU SQAROJ SI ME POSHTE:

  • Plani i një aktiviteti me nxenesit e nje klase te caktuar apo ne nivel shkolle mund te jete plani si mesues kujdestar ose edhe si mesues i lendes. Varet nga aktivitetet qe ka planifikuar mesuesi.
  • Testi permbledhes sipas profilit perkates mund te jete testi ne fund te një periudhe.
  • Objektivat e arritjes per nje kapitull jane zevendesuar me "rezultatet e te nxenit" per një periudhë ne nje klase te caktuar (percaktuar ne planet 3-mujore). (Nuk ka nevoje ne tre nivele).
  • Planifikimi i mesimit model duhet t'i referohet formatit te kurrikules se re. Nese mesuesi ka deshire mund te zhvilloje nje plan ditor per dy ore te njepasnjeshme (sipas organizimit 3 lende ne gjashte ore). 
  • Projekti kurrikular siç eshte vepruar deri tani.