Të dashur prindër,

Nëse fëmija juaj i përket njërës prej kategorive si më poshtë ju njoftojmë që mos t’i blini  tekstet e tyre,  pasi i përfitojnë falas. 

Blerja e teksteve për këto kategori do të kryhet nga institucioni arsimor ku nxënësi studion dhe pagesa kryhet me fonde të DAR-it Vlorë.

Në këtë kategori përfshihen:

1-Fëmijët/nxënësite arsimit parauniversitar që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;

2-Nxënësit në arsimin parauniversitar që gëzojnë statusin ligjorë të jetimit;   

3-Nxënësit/fëmijët e policëve të rënë në detyrë;  

4-Nxënësit/fëmijët romë nga klasa e I deri IX;  

5-Nxënësit/fëmijët egjyptianë nga klasa e I deri IX; 

6-Nxënësit që gëzojnë statusin e të verbërit;  

7-Nxënësit e pakicave kombëtare, nga klasa I deri IX; 

8-Nxënësit/fëmijët e moshës shkollore të arsimit bazë, shtruar në shërbimin onkologjik, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”;  

9-Nxënësit e moshës shkollore të arsimit bazë të cilët janë në institucione të paraburgimit/vuatjes së dënimit;  

10-Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, u jepen tekstet shkollore në përdorim falas; 

11-Cdo fëmijë që është i treti e më lartë në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje;

 

 

12-Fëmijët/nxënësit , viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës, sipas kërkesës zyrtare për sasinë e teksteve shkollore të nevojshme;  

13-Fëmijët/nxënësit, të cilët janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial publik, në Qendra Kombëtare të Pritjes së Vuktimave të Trafikimit.

Ju faleminderit!