Njoftohen të gjithë kandidatët për ushtrimin e profesionit të mësuesit se afati  i pranimit të dosjeve është  30.11.2017-22.12.2017.

Kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit, dërgojnë dosjen e aplikimit për konkurrim pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë nëpërmjet shërbimit postar, brenda datës 22.12.2017.

Dosja e aplikimit për mësues përmban:

  1. Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1,  të udhëzimit nr.38, datë 06.10.2015.
  2. Raport- mjekoligjor (i tre muajvetë fundit dhe i detyrueshëm).
  3. Deklaratë per giendjen gyqësore, sipas shtojcës 5 të udhëzimit nr.38, datë 06.10.2015
  4. Vërtetim të qendrës  së banimit (i detyrueshëm).
  5. Fotokopje të librezes së punës.
  6. Fotokopje të diplomës dhe vërtetimit/listës së  notave të studimeve të larta (cikli I+II dhe DIND), të noterizuar (i detyrueshem).
  7. Fotokopje të licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.
  8. Fotokopje e certifikatave të trajnimeve (paraqiten kopje të certifikatave të akredituara nga MAS dhe ato jashtë  vendit).
  9. Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit.
  10. Fotokopje të noterizuar të dëshmive të kualifikimeve shkencore, (gradë ose titull akademik/ shkencor).
  11. Fotokopje të dëshmisë se njohjes së  gjuhës/ve të huaja, të noterizuar.
  12. Botime, kumtesa dhe publikime në fushen e edukimit. Kopje të  faqes së parë,ku identifikohet titulli dhe njësia publikuese.
  13. Deklaratë nga kandidati për, auotorizimin e njësisë arsimore vendore që të shqyrtojë vertetesinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojces 2 të udhëzimit nr 38).

Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme si më sipër skualifikohet nga te gjitha fazat e konkurrimit.

 

Ketu mund te gjeni shkresen me Afatet