BURSA STUDIMI UNIVERSITARE / PASUNIVERSITARE NË KINË,
VITI AKADEMIK 2017-2018

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës Popullore e Kinës ofron bursa për studime universitare ose pasuniversitare në Universitetet Publike të Kinës, për vitin akademik 2017-2018.

Për vitin akademik 2017-2018 Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ofron 4 bursa të plota, 3 prej të cilave ofrohen në kuadër të Programit (CEEC) për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, për shkenca mjeksore, program i cili mbështet studentët e kualifikuar shqiptarë për të studiuar mjeksi në Kinë.

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentet sipas listës në vijim:

Për studime universitare:

  1. Kërkesën me shkrim drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku të specifikohet dega e studimit;
  2. Vërtetimin e notave për tri vitet e shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria Rajonale ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;
  3. Letrën e interesit ose një plan studimi për programin e studimit;
  4. Një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku kandidati ka studiuar;
  5. Çertifikata të ndryshme (të skanuara) për pjesëmarrje në konkurse ose olimpiada në nivel kombëtar ose ndërkombëtar;
  6. Raportin mjekësor për aftësi studimi;
  7. Fotokopjen e faqes së të dhënave të pasaportës;
  8. 4 fotografi

Për studime pasuniversitare:

  1. Kërkesën me shkrim drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku të specifikohet fusha e studimit;
  2. Një CV që përmban informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku kandidati ka studiuar;
  3. Kopjet e noterizuara të diplomave ose të dokumenteve të ngjashëm që vërtetojnë mbarimin e programeve të studimit të nivelit të parë (bachelor) dhe të nivelit të dytë (master);
  4. Kopjen e noterizuar të Suplementit të Diplomës Bachelor/Master;
  5. Listën e notave;
  6. 2 letra rekomandimi nga profesorë të universitetit ose nga titullarë të vendit të punës në rast se kandidati është i punësuar;
  7. Letrën e interesit ose një plan studimi për programin e studimit;
  8. Raportin mjekësor për aftësi studimi;
  9. Fotokopjen e faqes së pasaportës;
  10. 4 fotografi

Për programet e studimit në muzikë ose artet e bukura, kandidatët duhet të kenë në dokumentacion një CD me interpretimet ose punimet e tyre (dy skeçe, dy piktura me ngjyra, etj).

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të bëjë përzgjedhjen për kandidatëve më të mirë që plotëson kushtet e aplikimit për bursën e ofruar nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për në universitetet publike kineze.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit është data 07 mars 2017.

Ndërkohë, përpos procedurës si më sipër kandidatët e interesuar do të duhet të përfundojnë gjithashtu deri në datën 01 Prill 2017, procedurën e aplikimit online. Informacion më të detajuar lidhur me këtë procedurë mund të gjeni në linkun http://www.csc.edu.cn/studyinchina si dhe në materialin bashkëngjitur këtij njoftimi.

Për një informacion më të hollësishëm për bursat e studimit referojuni edhe adresave në vijim të internetit:

www.csc.edu.cn.laihua ;

http://www.csc.edu.cn/studyinchina/newsdetailen.aspx?cid=66&id=3074;

www.campuschina.org;

http://en.csc.edu.cn/Laihua/newsdetailen.aspx?cid=66&id=3074;

DREJTORIA E INTEGRIMIT DHE PROJEKTEVE