Tiranë, 21.01.2017

 

MINIRREGULLORE PËR MËNYRËN E FUNKSIONIMIT TË TESTIMIT

DHE SEKRETIMIT

  1. A.Detyrat e përgjegjësit të administrimit (PAP) (sipas Udhëzimit 40)
    1. Përgjegjësi i administrimit të testimit:
      1. mban përgjegjësi për shpërndarjen dhe mbedhjen e testeve nga administratorët;
      2. nënshkruan kontratën me drejtorin e DAR- it dhe mban një kopje të saj;
  2. dorëzon fletë-testet përkatëse te secili nga administratorët që ai mbulon;
    1. zëvendëson një administrator me një nga administratorët rezervë kur e sheh të domosdoshme;
    2. largon kandidatët dhe administratorët nga testimi kur kosntanton moszbatim të rregullave të testimit;
    3. lejon të futen në mjediset e testimit vetëm personat e autorizuar nga MAS-i;
  3. harton proces verbalin dhe ia paraqet drejtorit të DAR.

  1. B.Detyra të detajuara gjatë ditës së testimit për përgjegjësin e administrimit (PAP)

Përgjegjësi i administrimit të testimit:

  1. ndan administratorët sipas sallave përkatëse;
  2. hap kutinë e bukleteve në prani të pjesëmarrësve në njërën prej sallave;
  3. i dorëzon secilit administrator testet sipas sallave përkatëse;
  4. zëvendëson një administrator kur e sheh të nevojshme;
  5. kujdeset që të gjithë kandidatët të jenë të pajisur me testin përkatës;
  6. kujdeset për mbarëvajtjen e testimit;
  7. nuk lejon asnjë person të futet në mjedisin e testimit, përveç personave të autorizuar nga MAS;
  8. merr vendimin për përjashtimin nga testimi të një kandidati kur e sheh të nevojshme;
  9. realizon procesin e sekretimit;
  10. i ndan administratorëve barkodet e sekretimit menjëherë sapo fillon testimi;
  11. në përfundim të testimit merr në dorëzim nga administratorët materialet e mjedisit:

-          testet sipas lëndëve përkatëse (bukletet e përdorura; të papërdorura);

-          procesverbalet e administratorëve të sallave;

  1. në përfundim të sekretimit së bashku me sekretuesit bën mbylljen e barkodeve të sekretimit të papërdoruara;
    1. plotëson procesverbalin përfundimtar për IZhA si dhe fletën e përmbajtjes së kutisë;
    2. përgatit pakon për IZhA në të cilën përfshihen:
  • Bukletet e punimeve të kandidatëve të ndara sipas lëndëve përkatëse në qese të veçanta;
  • Bukletet e papërdorura dhe Barkodet e papërdoruara në një qese të veçantë;
  • Procesverbalet e administratorëve;
  • Procesverbali përfundimtar;
  • Formati i përmbajtjës së kutisë;
  1. nis menjëherë pakon për në IZhA.
  1. C.Mjediset për testimin
  1. Në hyrje të çdo mjedisi testimi, shpallet në një vend të dukshëm, lista e kandidatëve në atë mjedis dhe vendi i secilit kandidat.
  2. Në mjedisin e testimit, kandidatët qëndrojnë jo më pak se 1,2 m larg njëri-tjetrit.
  3. Në ditën e testimit, në godinën ku zhvillohet testimi, nuk kryhet asnjë veprimtari tjetër.
  4. Në mjedisin e testimit lejohen të hyjnë ose të qëndrojnë vetëm:

-          përgjegjësi i administrimit të testimit,

-          administratori,

-          sekretuesi,

-          persona të autorizuar nga MAS.

  1. Numri i kandidatëve për 1 administrator është jo më i madh se 20.
  2. Për numër të madh kandidatësh caktohen administratorë rezervë
  3. Një sekretues mbulon jo më shumë se 60 kandidatë.
  1. D.Procedura e sekretimit të testeve
    1. Sekretimi itesteve behet meanëtëbarkodeve.
    2. Në secilin testkanjëvend tëcaktuar kuvendoset barkodi.
    3. Sekretimi i testeve fillon menjëherë, pasi ka filluar procesi i zhvillimit të testimit.
    4. Procesi isekretimit tëtesteve realizohet ngaadministratori   isekretimit.
    5. Sekretuesi,   vendos barkodin në test dhe në listën emërore të kandidatëve   të përgatitur ngaIZhA. Kandidati firmos pasitëketëverifikuar emrin nëlistë.
    6. Pas përfundirnit tëprocesit tësekretimit, përgjegjesi iadministrimit   tëtestimit së bashku   me sekretuesit   bëjnë   mbylljen   e barkodeve   të sekretimit,   të papërdorura.

 

Tiranë, 21.01.2017

 

MINIRREGULLORE PËR ADMINISTRATORIN

 

  1. Detyrat e Administratorit të Provimit (AP) (Sipas Udhezimit 40)
  2. 1.Administratori:
    1. është përgjegjës për marrjen në dorëzim të fletëtesteve, shpërndarjen dhe mbledhjen e tyre për/nga kandidatët dhe dorëzimin te përgjegjësi i administrimit sipas procesverbaleve përkatëse;
    2. respekton orarin e zhvillimit të testimit;
    3. sigurohet për identitetin e kandidatit nëpërmjet dokumentit vetjak zyrtar të identifikimit, përpara fillimit të testimit;
    4. sigurohet që çdo kandidat është ulur në vendin e paracaktuar;
    5. njeh kandidatët me rregullat e zhvillimit të testimit dhe masat e mundshme disiplinore;
    6. u shpërndan fletë-testet kandidatëve duke e pajisur secilin me fletëtestin përkatës;
    7. nuk lejon asnjë person të pa autorizuar të futet në mjedisin e testimit;
    8. nuk lejohet të mbajë celular në mjedisin e testimit;
    9. njofton menjëherë përgjegjësin përkatës të administrimit kur shfaqen parregullsi që cënojnë mbarëvajtjen e testimit;
    10. harton proces-verbalin e testimit dhe ia paraqet përgjegjësit përkatës të administrimit.
  1. Detyra të detajuara gjatë ditës së testimit për administratorin:
  2. 2.Administratri
    1. vendos mungesat e pjesëmarrësve në formularin përkatës;
    2. merr në dorëzim bukletet e testeve;
    3. u shpërndan bukletet pjesëmarrësve sipas përkatësisë së lëndës;
    4. njeh kandidatët me rregullat e zhvillimit të testimit;
    5. udhëzon kandidatët që në bukletin e testimit të mos shënojnë emrin e tyre dhe të mos bëjnë asnjë shënim përveç përgjigjeve të kërkesave të testit që do të sillte skualifikimin e tyre;
    6. respekton me përpikmëri orarin e zhvillimit të testimit;
    7. kujdeset pë mbarëvajtjen e testimit;
    8. lajmëron përgjegjësin e administrimit në raste të shkeljeve nga kandidatët;
    9. plotëson procesverbalin përkatës;
    10. i dorëzon përgjegjësit të administrimit të testimit, së bashku me procesverbalin edhe bukletet e përdorura dhe ato të papërdorura;
    11. k)bukletet e përdorura i ndan sipas profileve përkatëse.
  1. 3.Administratori:
    1. ndalohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të testimit;
    2. drejton çdo kandidat nëpër vende sipas numrave të përcaktuar dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve;
    3. nuk lejon asgjë tjetër, përveç stilolapsit, pasaportës ose kartës së identitetit në tavolinën e çdo kandidati;
    4. gjatë kohës së testimit, mbikëqyr me rigorozitet në mënyrë të vazhdueshme të gjithë sallën e testimit;
    5. nuk largohet për asnjë moment nga salla e testimit;
    6. nuk lejon ngrënien, zhurmën, kopjimin, komunikimin e kandidatëve me njëri-tjetrin ose me persona jashtë sallës ë testimit;
    7. vendos çdo kandidat në mënyrë të atillë që çdonjëri të shikojë në të njëjtin drejtim;
    8. nuk komunikon me kandidatin mbi përmbajtjen e testit;
    9. nuk lejon për asnjë arsye largimin e kandidatit nga salla e testimit pa realizimin e procesit të sekretimit dhe pa bërë dorëzimin e testit;
    10. evidenton me detaje në proces-verbal çdo rast parregullsie të ndodhur në sallën e testimit.