Javët eTwinning - Qytetaria Digjitale, #eTwCitizen16

Javët eTwinning të këtij viti, 10-27 tetor, do të përqendrohen në “Qytetarinë Digjitale”- se si eTwinning mund të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të qytetarëve aktiv të Evropës.


#eTwCitizen16 do të jetë rreth krijimit të projekteve nga mësuesit rreth temës së qytetarisë digjitale. Kjo fushatë synon angazhimin e mësuesve, nxënësve, anëtareve të sistemit arsimor të gjenerojnë projekt ide që lidhen me Qytetarinë Digjitale, për të qenë pjesë e kompeticionit ndërkombëtar për projekt idetë më të mira.

Të gjitha projektet e krijuara si pjesë e fushatës së qytetarisë digjitale do të hyjnë në një konkurs duke përdorur hashtagun #eTwCitizen16 në përshkrimin e tyre të projektit.

Themeluesit e projektit fitues, te cillët do të shpallen më 17 nëntor, do të marrin pjesë në një kurs Future Classroom Lab në Bruksel. Merrni pjesë duke regjistruar projekte në platformën www.etwinning.net.