NJOFTIM

Plotësimi i Formularit A1Z per Kandidatet qe kane shlyer Detyrimet e Matures

___________________________________________________________________________________________

Plotësimi i Formularit A1Z, në Portalin Matura Shtetërore 2016, do të kryhet në periudhën 03 maj-06 maj 2016, sipas kalendarit të mëposhtëm, të publikuar nga AKP.

Të gjithë ata kandidatë, që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dheqëdëshirojnëtëaplikojnëmëpasnëprogrametestudimitnëIALpublikeapoprivate,duhettëplotësojnëFormularin A1Zonline.

Qëllimi i këtij formulari është plotësimi i databazës së të dhënave të kandidatëve, që më pas do të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë (publike dhe private) për vitin akademik 2016-2017. Aplikimi i kandidatëve për programet përkatëse të studimit do të kryhet në një periudhë që do të përcaktohet në vijim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Procesi i plotësimit të Formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.

Kujdes: Kandidatët të cilët aplikojnë për në IAL gjatë këtij viti akademik (2016-2017) nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në ndonjë program studimi në asnjë Institucion të Arsimit të Lartë gjatë periudhës së aplikimit.

Plotësimi on-line i formularit A1Z do të realizohet nëpër DAR/ZA sipas planit kalendar të mëposhtëm:

 

Aplikimi me Formularin A1Z (Maturantët përpara vitit 2016)

Datë

Aplikuesit në Qytetet

03.05.2016

Tirana Qytet

Tirana Qark

Durrës

Kavajë

Krujë

Kamzë

Mirditë

 

 

 

 

04.05.2016

Tirana Qytet

Tirana Qark

Dibër

Vlorë

Gjirokastër

Peqin

Gramsh

Librazhd

Sarandë

Skrapar

Përmet

05.05.2016

Elbasan

Korçë

Pogradec

Kolonjë

Devoll

Berat

Kuçovë

Kurbin

Kukës

Mat

Delvinë

06.05.2016

Fier

Mallakastër

T epelenë

Lushnjë

Shkodër

M. e Madhe

Pukë

Lezhë

Bulqizë

Has

Tropojë