PLAN  PUNE  

 

TEMA: “STOP DHUNËS NË SHKOLLA”

SYNIMI I PLANIT :Të sigurojë cilësinë e dijes, përmirësimit të jetës dhe garantimit të formimit të një personaliteti të shëndoshë të fëmijëve shqiptarë në institucionet arsimore parauniversitare.  

QELLIMI:  Parandalimi dhe ulja e numrit të viktimave të çfarëdolloj forme dhune, në institucionet e arsimit parauniversitar.

HARTOI:  Sektori i Cilesisë dhe Kualifikimit në bashkëpunim me Njësinë e Shërbimit Psiko-Social. 

PËRSHKRIM I SHKURTER I PLANIT EDUKATIV                                                

Plani i punës  ”Stop  Dhunës në shkollë”  po zbatohet për të garantuar një qasje të integruar në promovimin e të drejtave të fëmijëve si dhe vendimit për fillimin e një programi  që mbulon dimensionet sociale, ligjore, arsimore dhe shëndetësore që janë të rëndësishme në mbrojtjen e fëmijëve nga forma te ndryshme të dhunës. 

Në mënyrë që të krijohet një mjedis shkollor i sigurtë dhe mbështetës këto programe duhet të ndërtohen me bashkëpunim të ngushtë të personelit shkollor, prindërve, sherbimit psiko-social  dhe komunitetit.      

Rregullat e përgjithshme të cilat çdo shkollë duhet t’i përcaktojë janë: përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të nxënësit ndaj shkollës, përcaktim i qartë i detyrave dhe obligimeve të shkollës (personelit shkollor, keshillit të prindërve, sherbimit psiko-social) ndaj nxënësit, përcaktimi i qartë i dënimit për sjellje të dhunshme dhe realizimi i dënimeve të përcaktuara, disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës në shkollë.

Disa nga veprimet dhe rregullat të cilat mund të jenë pjesë e programeve të parandalimit të dhunës nëpër shkollat e DAR Vlorë janë:

·         Vlerësimi i shtrirjes së fenomenit të dhunës në shkollë dhe sjelljeve te rrezikshme, krijimi i programeve efektive ku nxënësve iu mësohet aftësitë kyce sociale si: komunikimi, të menduarit për ndjenjat e të tjerëve.

·         Bashkëpunimi, kërkimi i mënyrave konstruktive për zgjidhjen e problemeve.

·         Përcaktimi dhe aplikimi i menjëhershëm e konsistent i dënimeve për sjelljet e dhunshme.

·         Krijimi i programeve edukuese shtesë për nxënësit që thyejnë rregullat e shkollës (si programe mesimore ashtu edhe programe ku përfshihen punëtorët e shëndetit mendor: psikologët apo psikiatrit të cilët mund të mbajnë programe për mësimin e shkathtësive ndërpersonale dhe ndryshimin e sjelljes).

·         Suspendimi, transferimi apo përjashtimi i nxënësit nga shkolla të bëhet vetëm pasi janë ndërmarrë të gjitha hapat për t’i ndihmuar atij nxënësi në përmirësimin e sjelljes së tij (në bashkëpunim me prindërit dhe pas intervenimit dhe veprimit të SHPS).

·         Vetëdijësimi dhe përfshirja e prindërve në diskutimet për problemet e dhunës në shkollë.

·         Vlerësime modeste për nxënësit të cilët ndihmojnë parandalimin e sjelljeve të dhunshme në shkollë.

·         Krijimi i grupeve të moshatarëve të cilët iu vijnë në ndihmë nxënësve në nevojë.

·         Krijimi i rregullave të klasës në lidhje me sjelljen në klasë.

·         Takime të rregullta grupore (nxënës, arsimtarë, prind) në lidhje me dhunën në shkollë.

·         Përmirësimi i raporteve shkollë –prind – nxënës, promovimi i shkathtësive komunikuese në shkollë.

 

FUSHAT

OBJEKTIVAT

AKTIVITETEVE TË PUNËS

PERSONI PËRGJEGJËS

BASHKËPUNIMI

AFATI KOHOR

Hartimi i politikës për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla

Krijimi i grupit task forcë

Ngritja në çdo shkollë e grupit, i cili duhet të përbëhet nga gjashtë anëtarë : përfaqësuesi i bordit të shkollës, drejtori apo zv/drejtori i shkollës, psikologu i shkollës/ punonjësi social, mësuesi kujdestar, perfaqësues nga komuniteti i prindërve dhe përfaqësues nga qeveria e nxënësve.

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Këshillat e prindërve.

Drejtoritë e shkollave.

Njësia për mbrojtjen e fëmijëve (CPU)

 

Shtator 2015

Ngritja e sistemit të referimit mes shkollës dhe shërbimeve të tjera në komunitet

Takime të përbashkëta me shërbimet e tjera në nivel lokal si : njësia pr mbrotjen e fëmijëve në Bashki, me shërbimet sociale e shëndetësore, policinë, OJQtë, etj.

I.MITRO

E.BYLLYSHI

 

Shërbimi Social Shtetëror

Zbatimi i politikës së mbrojtjes së fëmijëve në  praktikë

Njohja me udhëzimet përkatëse  se si duhet vepruar në rastet e dhunës

Sesion informues për njohjen me udhëzimet dhe instrumentet për matjen e dhunës në shkollë. Hartimi i planit të veprimit në bazë shkolle bazuar në tregues të matshëm .

L.RROKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Keshillat e prindërve, `Njësia për mbrojtjen e fëmijëve (CPU)

Tetor 2015

Nëntor 2015

Ndërgjegjësim në lidhje me dhunën në shkolla

 

Trajnim i stafit pedagogjik;

Komunitetit të prindërve;

Qeverisë së nxënësve

Organizimi i  takimeve  të rregullta me mësimdhënësit, shpërndarja e  materiale edukative në forma të ndryshme si fletëpalosje, broshura, spote.

Organizimi takimeve të rregullta me prindërit dhe  shpërndarja e  materialeve të përshtatshme promovuese lidhur me format e mundshme të dhunës dhe keqtrajtimit si dhe mënyrat për parandalimin e dhunës dhe keqtrajtimit

Takimet në klasë me nxënësit, shpërndarja e materialeve të përshtatshme promovuese

L.RROKAJ

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

Drejtoritë e shkollave.

Keshillat e prindërve,

Njësia për mbrojtjen e fëmijëve (CPU)

Gjatë gjithë vitit

Sensibilizim i fëmijëve dhe komunitetit për dhunën në mjedisin e shkollës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Edukimin i popullsisë përmes fushatave të  ndërgjegjësimit :marshime, ekspozita me piktura, krijime letrare etj

Aktivitet sensibilizues lidhur me format e shfaqjes së dhunës në shkolla dhe pasojat që shkakton tek fëmijët

 

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

Njësia për mbrojtjen e fëmijëve (CPU)

SH.S.SH

Policia

 

Nëntor

2015

FUSHAT

OBJEKTIVAT

AKTIVITETEVE TË PUNËS

PERSONI PËRGJEGJËS

BASHKËPUNIM

AFATI KOHOR

Matja e shkallës së dhunës në shkollë

Evidentimi i nivelit të dhunës dhe sigurimi i statistikave përkatëse në lidhje me format e shfaqjes së saj në mjediset e shkollave

Anketime/sondazhe Takime

I.MITRO

E.BYLYSHI

Drejtori I Shkolles. Mësuesët e shkollave

Dhjetor

2015

Stop Dhunës

Edukimi I nxënsve për dhunën dhe format e ndryshme të keqtrajtimit

Aktivitete sensibilizuese.

Organizimi i seminareve sensibilizuese në kuadër të “Stop Dhunës”.

Tryeza të rrumbëllakëta me përfaqësues të policisë, shërbimit social shtetëror, OJQ-ve që punojnë në fushën e dhunës

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

L.RROKAJ

 

Drejtoritë e shkollave

Njësia pr mbrotjen e fëmijëve

Policia

Shkurt 2016

Politikat e shkollës dhe rregullat e klasës

Përcaktimi i rregullave të çdo klase nga vetë nxënësit bazuar në politikën e hartuar në nivel shkolle

Zhvillimi i rregullave të klasës mund të rrisë përfshirjen individuale. I gjithë personeli i shkollës ka një rol jetik në zhvillimin e rregullave të klasës ose politikave të shkollës duke përfshirë nxënësit.

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Drejtori I Shkolles

Këshilli I prindërve

Gjatë gjithë vitit

Viktimat e keqtrajtimit dhe fëmijët në rrezik kontaktojnë rrjetin mbrojtës dhe kërkojnë ndihmë.

Ngritja e këndeve pranë shkollave mbi mekanizmin e referimit dhe adresimin për fëmijët në rrezik

Personat e trajnuar (mësuesit, shërbimi psikoscoial dhe mbështetësit e bashkëmoshatarëve) njihen dhe gjenden lehtë nga fëmijët.  Përmes mekanizmave të ngritur pranë shkollave

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Njësia për Mbrojtjen e fëmijëve

Drejtoritë e shkollavë

 

Nëntor 2015

Shërbimet mbështetëse për viktimat e dhunës

Të realizohet reabilitimi I personave që kanë rënë viktima të dhunës në shkolla.

Ofrimi i shërbimeve mbështetëse për trajtimin e viktimave të dhunës përmes këshillimeve individuale, në grup, shërbimeve sociale, shëndetësore etj.

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

OJF që përshijnë në spektrin e aktivtiteteve të tyre dhunën

Gjatë gjithë vitit

Të ndihmuarit individual të nxënësve në rrezik për të qenë të dhunshëm

Të ndihmohen nxënësit me tendenca për të qenë të dhunshëm

Trajnim për kompetencat dhe aftësitë sociale, ose trajnim të ngritjes së vetëbesimit dhe gjetja e mënyrave për rritje të vet-respektimit të nxënësve

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Njësia për Mbrojtjen e fëmijëve

Policia

 

Gjatë gjithë vitit

Siguria në shkollë dhe masat e sigurisë

Rritja e shkallës së sigurisë në shkolla përmes masave të ndryshme fizike

Ekzistenca e  linjave për shërbime telefonike për ndihmë për nxënësit si formë e kërkimit të këshillave në mënyrë anonime. Përforcimi i përgjithshëm i sigurisë në shkollë përmes kontrollit të mjediseve të ndryshme të saj, ndriçimi etj.

SPZH

A.LIKAJ

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Drejtoritë e shkollave

OJF përshijnë në spektrin e aktivtiteteve të tyre dhunën

Gjatë gjithë vitit

FUSHAT

OBJEKTIVAT

AKTIVITETEVE TË PUNËS

PERSONI PËRGJEGJËS

BASHKËPUNIM

AFATI KOHOR

Sensibilizim i fëmijëve për përdorimin e drogës dhe alkoolit .

Te aftesojme nxenesit per te kërkuar ndihme kur jane te ekspozuar ndaj alkolit dhe drogave.

 

Sesione informuese lidhur me pasojat psiko-fizike që shaktojnë përdorimi i drogës dhe alkoolit.

Konkurs me nxënësit e shkollave për matjën e njohurive në lidhje me drogën dhe alkoolin 

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Drejtoritë e shkollave Policia

Psikologët e shkollave

Mars

Prill

2016

 

Monitorim dhe vlerësim i masave të realizuara në lidhje me dhunën në  shkolla

Hartimi dhe zbatimi Pyetësorëve për të matur shkallën e realizueshmërisë.

Monitorimi i efektivitetit të masave të ndërmarra për reduktimin e dhunës në shkollë përmes intrumenteve përkatës.

I.MITRO

E.BYLYSHI

 

Drejtoritë e shkollave

Psikologët e shkollave

Janar

Maj

2016