INSTRUMENTI I IDENTIFIKIMIT TË NEVOJAVE PËR ZHVILLIM PROFESIONAL TË MËSUESIT

 

 

Instrumenti për identifikimin e nevojave të zhvillimit profesional të mësuesit është i ndërtuar mbi bazën e disa fushave, të cilat i referohen standardeve të përgjithshme të mësuesit. Secila nga fushat përmbledh disa çështje të cilat orientojnë hartimin dhe strukturën e instrumentit:

 

1.      Planifikimi

 

§  planifikimi sipas nevojave të nxënësve;

§  objektivat;

§  burimet e të nxënit;

§  planifikimi i situatave nga jeta reale;

§  sigurimi i koherencës së planifikimit;

§  planifikimi i instrumenteve të vlerësimit.

 

2.      Mësimdhënia dhe të nxënit (Mësimdhënia dhe nxënia, Përkujdesja për nxënësit me vështirësi në të nxënë, Vlerësimi i të nxënit)

 

§  metodologjia e mësimdhënie-nxënies;

§  vlerësimi i të nxënit;

§  teknikat e të pyeturit dhe diskutimet;  

§  menaxhimi i klasës dhe sjelljes së nxënësve;

§  mjedisi fizik i klasës;

§  klima në klasë.  

 

3.      Etika dhe Komunikimi (Etika dhe sjellja, Bashkëpunimi me komunitetin)

§  kodi i etikës;

§  komunikimi me nxënësit;

§  komunikimi me prindërit;

§  komunikimi me kolegët;

§  bashkëpunimi me komunitetin;

 

4.      Zhvillimi profesional (Zhvillimi i vazhduar profesional, Mësuesi si anëtar aktiv i organizmave në institucion)

 

§  pjesëmarrja në aktivitete për zhvillim profesional;

§  pjesëmarrja në rrjete profesionale.

 

Instrumenti përmban 30 kërkesa me alternativa të vlerësuara 1 pikë secila, pra gjithsej 30 pikë. Kërkesat e instrumentit fokusohen kryesisht në situata nga konteksti real i shkollës.

Struktura e instrumentit me 30 kërkesa

Nr.

Rubrikat e instrumentit

% në instrument

Pikët

Kërkesat me alternativa

1.       

Planifikimi

30%

9

9

2.       

Mësimdhënia dhe të nxënit

30%

9

9

3.       

Etika dhe Komunikimi

20%

6

6

4.       

Zhvillimi profesional

20%

6

6

 

Totali i testit

100%

30 pikë

30 pyetje