Në zbatim të Udhëzimit të MAS nr.40 dt 9.10.2015 "Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar" ju informojmë se : 

1.      Testimi zhvillohet më datë 19.12.2015 ora 10 - 12.30 në DAR Vlorë

2.      Lista e Kandidatëve del ne faqen e darvlore.arsimi.gov.al datë 07.12.2015, sipas udhëzimit ka tri ditë kohë për ankimim. 

3.      Në datën 09.12.2015 duhet të tërhiqni në DAR-in Vlorë formularin e Proanimit I domosdoshëm për t’u rregjistruar online.

4.      Kandidatët duhet të plotësojnë formularin e pjesëmarrjes në portalin "Mësues për Shqipërinë" nga data  9.12.2015 deri në datë 12.12.2015

Të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë” në  vitin  2014 dhe nuk janë punësuar, në zbatim të pikës 3 të  Kreut 10 të Udhëzimit Nr.38, datë 06.10.2015 ”Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet  arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”, duhet të paraqesinë dokumentacionin sipas pikës 3 të këtij udhëzimi,  në njësinë arsimore vendore, me qëllim që dosja  të vlerësohet prej Komisionit të Vlerësimit. Në rast se nuk paraqitet dokumentacioni i kërkuar, hiqeni  nga renditja përfundimtare.                                         

 

"Mësues për Shqipërinë", fillon aplikimi online