Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mësuesit, mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit ju bëjmë me dije sa më poshtë:

- Provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen brenda periudhës kohore: java e katërt e nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2015.

Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

- letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

- kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

- faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes;

- në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

- Për kandidatët në provimin e shtetit mësuesi duhet të paraqesin ditën e provimit kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi;

2. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;

3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

 

Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP në adresën www.akp.gov.al, rubrika lista e kandidatëve. Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në web, lutemi të kontaktoni në adresën provimshteti@outlook.com si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit.

 

Datat e Provimit te Shtetit

Lista e Kanidateve