NË KËTË MATERIAL TRAJNUES DO TË GJENI:

·         Qëllimi kryesor i vlerësimit me kompetenca.

·         Si përbushet ky qëllim

·         Vlerësimi për të nxënë i nxënësit

·         Si kryet Vlerësimi i i nxënësit.

·         Raportimi i arritjeve

·         Qëllimi I raportimit të arritjeve

  • Ku bazohet Raportimi i arritjeve

1.    Qëllimi kryesor i vlerësimit është të mbështesë të nxënit dhe përparimin  te nxënësit.

2.    Ky qëllim përbushet nga kombinimi :

·         i vlerësimit për të nxënë

·         i vlerësimit të të nxënit

·         Mbështetet në Kornizën  e Vlerësimit të të nxënit në Arsimin Parauniversitar të MAS

3.Vlerësimi për të nxënë i nxënësit

·         Vlerësimit të vazhduar

·         Vlerësimit me test /detyrë përmbledhëse

·         Vlerësimit të portofolit të nxënësit

4,Vlerësimi i të nxënit tek nxënësit kryhet nëpërmjet:

·         Vlerësimit periodik

·         Vlerësimit përfundimtar

5.Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve

·         Raportimi i arritjeve të të nxënit bëhet nga mësuesi një herë në tre muaj dhe i jepet me shkrim prindit.

6.Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve  ka dy qëllime kryesore:

·         Së pari siguron informacion të plotë dhe të vazhdueshëm rreth të nxënit të nxënësve dhe përparimit të tyre ,duke shërbyer si bazë për të krahasuar arritjet me rezultatet e pritshme të të nxënit

·         Së dyti krijon një platformë , e cila  u shërben  mësuesve dhe prindërve të mbështesin nxënësit në hapat e mëtejshëm të të nxënit ,si dhe vetë nxënësve të zhvillohen në këtë process

7.Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve bazohet në:

·         evidencat e vlerësimit të vazhduar

·         testet/detyrat përmbledhëse

·         portofoli I nxënësve.

Vlerësimi në regjistër

Mësuesit duhet të përgatisin në fillim të vitit një plan vjetor të ndërtuar në tremujore .

Plani tremujor dorëzohet në shtator në drejtori ( një kopje),ka shanse të ndryshojë por jo të përmbyset.

Si mund të ndryshojë : psh. Një temë që e ka shënuar në orën e 23 mund të bëhet në orën e 27.

Pra ka liri në ndryshimin e planit dhe e çon të rregulluar në drejtori në fund të tremujorit.

Pra në shtator është plan planifikimi  dhe në fund të tremujorit  është plan defakto.

Në planin vjetor duhet të ketë patjetër  tre teste(një në çdo tre muaj),  një projekt dhe portofoli

Në çdo plan tremujor të ndërtuar nga mësuesit  duhet që patjetër të ketë  një test.

Testi duhet të jetë për njohuritë kryesore të marra gjatë tremujorit dhe I ndërtuar sipas niveleve ,me sistem pikëzimi dhe jo i ngarkuar.

Projekti.

Për projektin se sa orë do të zhvillojë e vendos vetë mësuesi,por sygjerohet të paktën tre orë  të cilat mund të zhvillohen  një orë në çdo muaj,të tre orët njëra mbas tjetrës (në dëshirën e mësuesit).

Për lëndët që kanë një orë në javë është sygjeruese që të ketë dy orë projekt.

Edhe një temë me veprimtari dhe material mund të quhet orë projekti.

Portofoli

Tek vlerësimi nga portofoli futet ajo pjesë që është realizuar vetëm atë tremujor dhe vlerësohet vetëm kjo fazë(pra deri aty ku kanë arritur)

Nuk ka receta fikse  për portofolin por e rëndësishme është që për çdo nxënës të ketë vlerësim dhe krijim . portofoli tregon se sa ka punuar ky nxënës.

Portofolin mirë është që ta mbajë mësuesi  por  në disa raste te veçanta ku mungon infrastruktura portofoli mund të mbahet edhe nga nxënësit  por duhet të mësohet se si duhet ti mbajë këto materiale. Ora e vlerësimit të portofolit është prezantimi nga nxënësit dhe mësuesi çdo tre muaj bën  vlerësim.

Vlerësimi

Mësuesit kanë qenë thjesht transmetues të njohurive . Filozofia sot është që mësuesi vlerëson procesin dhe produktin.

Vlerësimi për të nxënë është vlerësimi ku mësuesi identifikon mangësitë dhe  ndihmon nxënësit të bëjnë progres. Për ta bërë këtë duhet  nota por qëllim në vetvete nuk është nota .

Evidenca e vleresimit

E rëndësishme është që të ruhet formati mund të jetë A3 apo A4 në varësi të numrit të nxënësve.  Një format  I tillë është për tre muaj. Vlerësimet varen nga orët vjetore të lëndëve ,pra për një tremujor mund të ketë 3-4-5-6 apo më shumë vlerësime. (shembull  referoju  evidencës tremujore në fund të udhëzimit 34 datë 11.09.2015)

Rrjeshtat tek vlerësimi nuk janë kompetenca

Qëllimi tek vlerësimi janë komentet dhe jo nota

(arsyeja pse mori këtë notë  psh. nuk dha argumentet e duhura apo nuk tha qartë këtë koncept etj).

Shënimet mund të jenë edhe simbolet  (shikoni faqen e IZHA kurrikula tek matematika  ,janë për të gjitha lëndët).

Nivelet e arritjes së kompetencave janë  pesë

dhe në disa raste mund të shënohen  psh N3 (symbol niveli 3) por komenti duhet të jetë I saktë.

Disa lëndë që kanë shumë orë kanë edhe teste të ndërmjetme përveç  testit në fund të tremujorit psh matematika ka 6 teste të detyruara.

Tek komenti shkruhet test I ndërmjetëm. Në përfundim të tremujorit kjo evidencë  e humbet rolin e saj. Një kopje e ka mësuesi  dhe një kopje dorëzohet tek drejtori  i shkollës. Tek përfundimtarja shikohet ecuria dhe progresi.

Regjistri

Ështe si formati I klasës së parë

Kur mbaron tremujori I parë nuk ka vizë të kuqe  por vazhdon normalisht. Fletët e vlerësimit fillojnë me radhë të cilët kanë 40 emra.

Tek vlerësimet në faqen e krahut të majtë janë vlerësimet tremujore dhe në faqen në krahun e djathtë janë vjetoret.

Vlerësimet përfundimtare nuk mund të dalin vetëm me mesatare por  edhe me anë të progresit apo e kundërta

Pastaj  në përfundim del me formulën 40%vlerësimi i vazhduar, 40%vlerësimi me teste dhe 20%portofoli dhe në fund del mesatarja . Në fund del edhe përshkrimi I notes ku do të dalin në pah më shumë komentet pozitive.

Kurrikula është ndërtuar mbi bazën e VII kompetencave.Për shkrimi do të bëhët tek karakteristikat se sa I ka arritur kompetencat nxëenësit.

Drejtoria   ka të drejtë të bëjë teste ekstra  me short sipas DN ,në fund të vitit por duhet të bashkërendojë punën me mësuesit që  testet  që do të behen të mos dublohen.

Prezantimi ne PPT i Udhëzimit 34 qe mund te shfrytezohet te punohet ne kolektiv

Model exel evidence Vlerësimi që të mund ta përdorni duke e Printuar në A3

PËRGATITI SKC

DAR VLORË