DAR Vlorë njofton të gjithë kandidatët që kanë detyrimin ligjor për të dhënë provimin e shtetit se brenda ditës së hënë dt. 9.11.2015 duhet të paraqesin në drejtorinë arsimore Vlorë, në zyrën e kurrikulës dokumentet e mëposhtme:


1. Diplome bachelor + listën e notave (noterizuar)
2. Diplome master +listë notash ( e noterizuar)
3.Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale
4.Raport mjeko-ligjor
5.Certifikatë personale
6.Vërtetim banimi
7.Fotokopje e librezës së punës në të cilën të jetë e konfirmuar që kanë të paktën 12 muaj punë si mësues (e noterizuar)
8.CV me fotografi

Kandidatët që janë regjistruar në sesionet e mëparshme për provim shteti dhe kanë rezultuar jokalues, nuk duhet të sjellin asnjë nga dokumentet vetëm vërtetimin nga prokuroria. Këta kandidatë do të paraqitën në DAR për të konfirmuar regjistrimin. 
Sqarojmë se për shkak të ardhjes së shkresës me vonesë nga MAS koha është e limituar. Pas kësaj datë nuk mund të regjistrohen kandidatë të tjerë. 
Ju lutemi tregohuni korrekt me plotësimin e dosjes. 

 

Suksese!

Shkresë për Provimin e Shtetit Nëntor 2015