Të nderuar kanidate per Mesues,
 
Në zbatim të Ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrit Nr. 82, datë 22.02.2011 “Për miratimin e Rregullores “Për organizmin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Urdhrit nr. 336, datë 14.07.2011 “Për miratimin e Rregullores “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, të Udhëzimit nr. 10, datë 03.04.2015 “Për përmbajtjen dhe formën e licencës që fiton kandidati në përfundim të provimit të shtetit për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit” si dhe të shkresës së MAS-it nr. 6552 Prot., datë 11.09.2014 “Për zhvillimin e praktikës profesionale”,
Provimet e Shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit për sesionin e parë të vitit 2015 do të zhvillohen pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve, nga java e parë deri në javën e tretë të korrikut 2015.
 
Për kete arsye lajmerohen mesuesit dhe praktikantet qe kane zhvilluar praktiken profesionale ne shkollat e DAR Vlore se diten e enjte 25 Qershor ora 9.00 do  të bëhet vlerësimi i kandidatëve që kanë kryer praktikën profesionale duke i pajisur fituesit me vërtetimin perkates dhe regjistrimin per provimin e Shtetit.