Procedura që duhet ndjekur për të marrë kopje të testit:

1- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje të testeve Gjuhë shqipe e Letërsi, Matematikë dhe lëndë me zgjedhje dorëzohet pranë shkollës ku ai ka aplikuar A1 ose A1Z, brenda datës 10 tetor 2014.

2- Drejtoritë e shkollave, listën e kërkesave bashkë me faturat e pagesës, i dërgojnë në KMSh-të përkatëse, brenda datës 11 tetor 2014. 

3- KMSh-të pasi kanë marrë nga shkollat kërkesat për fotokopje i dërgojnë ato, me email dhe me shkresë zyrtare në AKP, brenda datës 13 tetor 2014.

4- AKP dërgon në KMSh të çdo DAR/ZA-je, fotokopjet e testeve brenda datës 20 tetor 2014.

 

Bazuar po në rregullore, AKP nuk bën rishikim të testeve, vetëm ne rastin e gabimeve teknike (sekretime gabim, hedhje pikesh gabim).

FATURA PER ARKETIM