Njoftohen te gjithe kandidatet qe kane perfunduar ciklin e dyte te studimeve pas dates 12 janar 2011 dhe kane fituar diplome “Master profesional” ose “Master i shkencave” ne mesuesi, te paraqiten ne Drejtorine Arsimore Rajonale Vlore per t’u rregjistruar per praktiken profesionale.

Afati i rregjistrimit eshte deri me date 19 shtator 2014

Dokumentacioni i kerkuar:

1.  CV e praktikantit;

2.  Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;

3.Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listes se notave te ciklit të parë te studimeve(bachelor, DNP) .

4.  Fotokopje e noterizuar e diplomes dhe listës së notave të ciklit te studimeve (Master shkencor, Master professional)

5.  Raporti mjeko-ligjor;

6.  Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

7.  Vërtetim  banimi.

Kujdes:  Duhet te rregjistrohen edhe mesuesit e punesuar qe kane perfunduar master shkencor ose profesional ne mesuesi pas dates 12 Janar 2011 dhe nuk kane kaluar ne provimin e shtetit.

Per me teper informacion lexoni rregulloren e publikuar ne faqen zyrtare te DAR Vlore: darvlore.arsimi.gov.al.

Suksese!