Të nderuar mësues dhe nxënës,

Të dashur prindër,

Nesër nisim së bashku vitin e ri shkollor 2014-2015 në sistemin arsimor parauniversitar.

Rreth 36751 nxënës në Qarkun e Vlorës do të ulen në bankat e shkollës për dije shkencore dhe edukim qytetar.

Të dashur kolegë , mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore!

Ju keni ditë që me duart tuaja dhe në mendjet krijuese po ndryshoni faqen e mjediseve ku nxënësit tanë do të vijojnë mësimin. Edhe sot në këtë ditë të dielë ju ende jeni në kopshte e shkolla, duke pritur nxënës e prindër e duke rregulluar banka e pikturuar mure, sepse ju e doni punën tuaj dhe duke ju falenderuar me zemër u them sot se rruga e këtij viti shkollor kërkon pikërisht këtë lloj përkushtimi dashurie e nderimi për shkollën, nxënësin e prindin që beson fëmijën tek ju. Së bashku kemi barrën e madhe të ndryshimit të cilësisë së të mirës publike më të çmuar, që një shtet dhe një qeverisje ofron për shtetasin e vet: Arsimimi I brezave. Ju jeni njerëzit që transformoni arsimin me dije tuaj me punën shkencore e gjërat e thjeshta që s’mbarojnë me zilen e fundit.

Reforma e re kurrikulare që ka nisur në shkollën “Selam Musai” e “Musa Cakerri”,   vizioni për shkollën Qëndra Komunitare që ka marrë jetë te Marigo Posio e Avni Rustemi”. Platforma shkencore e edukimit sportiv, kodi etik e karta e platforms fizike risi ne sitemin tonë arsimor, janë instrumentet e duhura që na cojne drejt asaj qe pret cdo prind e cdo qytetar nga ne – Arsimi Cilësor.

Puna e matur me rezultate dhe merite për atë që djersinë.

Ne besojmë te vlerat e mësuesve që së bashku bëme Maturën Shtetërore me standarte sikur më parë.

Ne besojmë te ambicjet tuaja profesionale të dashur kolegë, te etika e shumëve prej jush. Nuk do të heqim dorë nga nxjerrja jashtë sistemit e kujdo që do të shkelë etikën në profesion.

Ku nxënësi dhunohet në të drejtën e dijes përmes presionit të notës së mësuesve të korruptuar që skanë lidhje me vizionin tonë për arsim.Në bashkë me gjithë ata mësues e drejtues që janë shtylla e edukimit dhe dijes së brezave do të punojmë fort gjatë gjithë vitit që në fund nxënësit ta shohin maturën si process normal dhe vijim të natyrshëm të vitit shkollor që po nisim.

Të nderuar Prindër !

Shkollat nesër presim gjënë tuaj më të shtrenjtë, fëmijë tuaj. Ju na keni besuar plot 6090 femijë në kopshtet tona. Plot 2188 nxënës  vogëlushë për herë të parë në bankat e shkollës ashtu sikurse dhe 6917 nxënës  në bankat e gjimnazit. Ne nuk jemi vetëm në misionin e rritjes dhe edukimit të fëmijëve tuaj. Ne do të jemi me ju përditë me një komunikim të ri me cdo prind, në fshat e qytet. Cdo jave, cdo muaj një fletë informuese do të jetë në duart tuaja nga shkolla për të ndarë bashkëe curinë , arritjet pas edhe shqetësimet e fëmijëve tuaj. Ju jeni zëri brenda shkollës që bashkë me mësuesit do të vlerësoni punën konkrete të mësuesve tanë. Në shkollat tona, palestrat, oborret, qëndrat kulturore, sallat janë të gjitha në shërbim të fëmijëve tuaj dhe në orët e pasdites dhe ne një ditë do të përpiqemi që  t’ju japim fëmijëve tuaj dy zgjedhjet që duam, kushtet më të mira e mësues me përgatitjen e duhur shkencore. Bashkë le të nisim nesër një vit të paqtë e plot besim për suksesin e fëmijëve tuaj.

Të dahur nxënës, nesër nis për ju një vit I ri e  mbare ku ju do të duhet të uleni serizisht mbi libra me shpresën se në oborre do të shohim djem e vajza me libra në duar, me shpresën se tre oret e edukimit fizik që ua kthejmë për mbrojtjen e shëndetit tuaj t’ju forcojnë trupin e shpirtin dhe pse gjithcka që ne bëjmë për ju është fare pak në krahasim me atë që cdo prind dëshiron për fëmijën e vet. E ne, megjithëse ju jeni fare pak në një fshat të largët në Ramicë apo Shkozë ne ju sigurojmë arsimim po aq cilësor sa në qytet sepse fëmijës së cdo prindi ne duhet dhe do t’i garantojmë arsimim.

Të nderuar kolegë e prindër,

Të dashur nxënës,

Rrugën e këtij viti shkollor nuk e gjetëm të shtruar , por do ta shtrojmë së bashku.

ME DASHURINE PER DIJEN, ME PERKUSHTIMIN NDAJ MISIONIT DHE ME BESIMIN SE DO TE KEMI MIRENJOHJEN TUAJ, VIT TË  MBARË E  TË SUKSESSHËM!

DREJTOR DAR VLORE

Albana HODAJ