Njoftim për shtyp

për maturantët/kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet

në institucionet publike të arsimit të lartë (IPAL)

Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 517, datë 01.08.2014 për Maturën Shtetërore 2014, procesi i shpalljes së fituesve, në programe të ndryshme studimi të afruara nga IPAL-të, do të zhvillohet në dy raunde (në bazë të aplikimit me dy formularët A2 dhe A3):

Në dy fazat e Raundit I do të shpallen fituesit që kanë aplikuar me Formularin A2:

1)      Faza e parë: Regjistrimi online nga çdo mjedis ku ka shërbim interneti.

2)    Faza e dytë: Regjistrimi me dokumentet e kërkuara sipas udhëzimit përkatës të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky regjistrim bëhet në sekretaritë e fakulteteve pranë IPAL-it ku është shpallur fitues maturanti/kandidati.

Mbas mbarimit të regjistrimit të fituesve me Formularin A2, do të kryhet aplikimi për Raundin II, me Formularin A3.

Kanë të drejtë të plotësojnë Formularin A3:

a)      Maturantët/kandidatët të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e MSh-së, sesioni i parë, por nuk plotësuan Formularin A2.

b)      Maturantët/kandidatët të cilët do të marrin pjesë dhe do të rezultojnë fitues në provimet e MSh-së, në sesionin e dytë 2014.

c)      Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe kanë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e MSh në Komisionin e posaçëm në MAS. Nëse këta kandidatë i kanë ekuivalentuar të gjitha notat e provimeve të MSh-së, duhet të aplikojnë me Formularin A1Z, në periudhën (1-5 shtator 2014). Aplikimin me A1Z duhet ta bëjnë dhe kandidatët e mësipërm të cilët duhet të japin 1 ose 2 provime në sesionin e dytë të MSH.

d)     Kandidatët që do të plotësojnë Formularin A1Z në periudhën (1-5 shtator 2014) dhe që rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

Maturantët që kanë rezultuar jokalues në një ose dy lëndë në fund të vitit shkollor 2013-2014, mund t’i shlyejnë provimet në ato lëndë në sesionin e vjeshtës, në datat 2 dhe 5 shtator 2014. Nëse këto provime i kryejnë me sukses, ata kanë të drejtën të futen në provimet e MSh, Sesioni i dytë.

Provimet e sesionit të dytë të MSH do të zhvillohen sipas kalendarit të mposhtëm:

    1. Gjuhë e huaj:                           10 shtator 2014
    2. Gjuhë shqipe dhe letërsi:         13 shtator 2014
    3. Matematikë:                            16 shtator 2014
    4. Lëndë me zgjedhje:                 22 shtator 2014.

Në raundin II kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në Raundin I (Formulari A2), me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të:

a.       fituesve të preferencës së parë, të cilët janë regjistruar në këtë program studimi:

 

b.      maturantëve/kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.