Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët, se procesi i shpalljes së fituesve, në programe të ndryshme studimi të afruara nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë  (IPAL), mbështetur në Vendimin Nr. 517, dt. 01.08.2014 të Këshillit të Ministrave për  Maturën Shtetërore (MSH) 2014, do të zhvillohet në dy  raunde (aplikimi me dy formularët A2 dhe A3):

Shpallja e fituesve të Raundit I (formulari A2) zhvillohet në dy faza.

Faza e parë rregjistrimi on-line

Faza e dytë, rregjistrimi me dokumentacionet e kërkuara sipas udhëzimit përkatës të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në sekretaritë e fakulteteve pranë IPAL ku janë shpallur fitues.

Mbas mbarimit të të aplikimit me Formularin A2, do të kryhet aplikimi me Formularin A3

Kanë të drejtë të plotësojnë Formularin A3, kandidatët të cilët:

a)      kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e MSH, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;

b)      kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e MSH, në sesionin e vjeshtës 2014:

c)      kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e MSH. Në se këta kandidatë i kanë ekuivalentuar të gjitha notat e provimeve të MSH, duhet të aplikojnë formularin A1Z, sesioni i vjeshtës (1-5 shtator 2014). Aplikimin me A1Zduhet ta bëjnë dhe kandidatët që duhet të japin 1 ose 2 provime në sesionin e vjeshtës të MSH.

ç)   kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi me përjashtim të:

a)      fituesve të preferencës së parë, të cilët janë regjistruar në këtë program studimi:

b)      maturantëve/kandidatë të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë rregjistrimit on-line dhe që rezultojnë të rregjistruar në programin e studimit të preferuar.