Njoftojmë të gjithë maturantët/kandidatët e Maturës Shtetërore 2014, të cilët do të plotësojnë formularin A2 të programeve të studimit preferenciale, për të marrë pjesë në garën për t'u shpallur fitues sipas parimit Meritë Preferencë se duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme:

  1. Së pari duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) www.akp.gov.al te rubrika Njoftime -> Njoftime nga AKP -> Njoftim per aplikim me formlularin A2 -> Fatura per arketim per plotesimin e formularit A2 ose Matura Shteterore -> Pakete informuese per  formularin A2 2014. Dhe me pas ta printojnë.

  2. Pasi të printojnë këtë fature duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.

  3. Më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës ku kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe dorëzojnë mandat pagesën.

  4. Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij.

Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin A2 për shkak të mungesës në sistem të pikëve/notës mesatare.

 

Fatura për arkëtim për plotësimin e Formularit A2

Formula e llogaritjes së pikëve, Matura Shtetërore 2014

Koeficentët e shkollave

Koeficentët e lëndëve me zgjedhje

Pikët e fituesit të fundit me formularin A2, MSH 2013