Vlorë, më 14.05.2014

I nderuar prind !

Ju bëjmë me dije se provimet e MSH 2014 do të jenë si më poshtë:

1-Gjuhë e Huaj                        16 Maj

2-Gjuhë Shqipe dhe Letërsi    30 Maj

3-Matematikë                           9 Qershor

4-Provimi me zgjedhje            18 Qershor

Për një mbarëvajtje  dhe transparencë në këtë proces po ju njohim me disa nga rregullat që duhet të zbatojnë kandidatët ditën e provimit  

1. Maturanti  paraqitet në qëndrën e provimit, l orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit me mjet identifikimi KARTE  IDENTITETI ose PASAPORT BIOMETRIKE

2. Maturanti plotëson testin me stilolaps me ngjyrë (të zezë ose blu)

3. Maturantët  qe dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar,nuk mund të dalin nga qëndra e provimit para kohës së përfundimit të provimit.

Ata grumbullohen brenda qëndrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë.Mbikëqyrja e tyre kryhet nga administratori i katit dhe AS-te;

4. Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ka të

drejtë të informojë AP, PAP dhe përfaqësuesit e MAS-it;

5.Maturantijkandidati perjashtohet nga provimi kur:

-Ndryshon vendin qe i eshte caktuar;

- Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturante /kandidate te tjere:

- Ben komente per permbajtien ose zgjidhjen e testit;

- Mban telefon celular, radio ose cdo mjet tjeter komunikimi ne mjedisin e provimet.

- Refuzon kontrollin nga ana e administratoreve gjate hyrjes ne qendren e provimit

Maturantit/kandidatit nuk i njihet rezultati:

- Nese perdor laps, stilolapsa me ngjyra  të tjera (përveç blu ose të zezë) ose perdor me shume se sa nje ngjyre ne plotesimin e testit;

- Nese ka hequr ose ka demtuar kodin e sekretimit te testit (barkodin);

- Nese ka demtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja te dallueshme

dhe te vecanta), te evidentuara ne procesverbal;

-Nese vertetohet kopja, e pjesshme ose e plote, gjate procesit

-Nxënësi duhet te paraqitet me Uniformen e Shkolles diten e Provimit.

6-Provimi fillon më orën 10.00

7-Provimi i detyruar zgjat 2 orë e 30 minuta

8-Provimi me zgjedhje zgjat 4 orë

Duke shpresuar që ky informacion t’ju shërbejë sado pak, si prind dhe Drejtuese e Dar Vlorë uroj që të nderohemi me rezultate të larta  këtë  Maturë  si dhe me rregullësinë në administrimin e procesit!

 

ME RESPEKT,

DREJTOR

Albana HODAJ,