Sipas kalendarit të dërguar nga ana e jonë, në datat 30 dhe 31mars, portali i Maturës Shtetërore online do të jetë i hapur për realizimin e korrigjimeve të gabimeve gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z (çdo DAR/ZA sipas kalendarit aplikon në një ditë të caktuar)

Ju rikujtojmë se natyrat e gabimeve janë të tilla si:

1.      Emër, Atësi , Mbiemër të cilat duhet të fillojnë me gërma kapitale dhe të gjitha të tjerat të jenë gërma të vogla. Gjeneralitetet do të jenë të njëjta me kartën e identitetit të kandidatit dhe i atësisë sipas çertifikatës.

2.      Të korrigjohen gabimet në datat e lindjes.

3.      Të korrigjohen vëndlindjet.

4.      Çdo korrigjim të jetë në formatin e kërkuar.

5.      Në se evidentohen raste të çfaqjes të një emri dy, apo më shumë herë të evidentohen rastet dhe të dërgohet lista zyrtarisht  në AKP sipas modelit bashkëngjitur. Llista e maturantëve/kandidatëve që janë të dubluar në sistem të shoqërohet me ID në të cilën maturanti është i konfirmuar në sistem (kolona e fundit). Për t’ju lehtësuar punën po japim dhe një shëmbull plotësimi.

6.      Të plotësojnë formularin A1 dhe  A1Z edhe ata kandidatë të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të aplikojnë në datat e caktuara, por që plotësojnë kushtet për aplikim në bazë të Regullores së MSH 2014, apo udhëzimeve të dërguara për këtë problem.

7.      Etj...

Shënim:    Është mundësia e fundit për të bërë korrigjimet e mundëshme. Mbas kësaj çdo diplomë  

 

                  maturanti do të printohet me të dhënat e fundit që ka çdo maturant.