UDHEZIM SHTESE PER APLIKIMET ME A1Z

 

1. PERCAKTIMI I PROFILIT –DEGES

Per aplikantet me A1Z, per percaktimin e profilit te shkolles do t’i referoheni tabeles se ekuivalentimit te profileve te shkolles, per te gjitha vitet. Kete tabele e gjeni  me emrin “tabela e profileve” ne fund te faqes.

2. LENDA GJUHE E HUAJ E DETYRUAR-D3

Aplikantet me A1Z nuk japin gjuhen e huaj si D3. Gjate aplikimit ne fushen Lenda D3, te zgjidhet opsioni :  “Nuk zgjedh A1Z”, si ne fig e meposhtme.

 

3. ID E VJETER E MATURES

Per aplikantet A1Z te cilet kane marre pjese ne Maturen Shteterore te viteve 2006-2013 dhe kane 1 ose disa ID te Matures, ne kutine ID e vjeter e matures do te shenoni ID e fundit qe ka marre ky nx.

PSH nese nx ka marre pjese ne MSH 2007, dhe MSH 2013. Nese ne MSH 2007 kishte ID 23564, ndersa ne MSH 2013 kishte ID 132923100176, atehere gjate  aplikimit me A1Z, ne kutine Id e vjeter e matures  duhet te vendoset id 132923100176. Figura me poshte ilustron kete hap.

Kjo e dhene rregjistrohet nga mbikqyresi. Kjo id te rregjistrohet dhe ne file ne excel qe mban shkolla per aplikimet me A1Z.

Nx qe nuk kane marre pjese ndonjehere ne MSH kete kuti e lene bosh.

 

4. Mbartja e lendeve me zgjedhje

Per rubriken e mbartjes se lendeve me zgjedhje duhet te keni parasysh konvertimin e lendeve me zgjedhje neper vite.Kjo tabele do ju nevojitet per te  llogaritur kreditet, ne rastet kur aplikanti kerkon te mbarte 1 lende me zgjedhje dhe te jape provim lenden tjeter. Konvertimet gjenden ne tabelen “Konvertimi I lendeve me zgjedhje”, te cilen do ta gjeni bashkengjitur ketij email-i.

Tabela e profileve

Konvertimi i Lendve me Zgjedhje

Deklarata e Kanidatit