Na ndiqni hap pas hapi në vazhdim....

 

 

 

Paketë 9 informuese aplikimet për në Universitet raundi 2

 

 

 

APLIKIMI NË RAUNDIN E DYTË VITI AKADEMIK 2017-2018.

 

 Aplikimi në Raundin e dytë kryhet vetëm për ato programe studimi të cilat pas përfundimit të regjistrimeve të raundit të parë kanë kuota të paplotësuara.

 

 Të drejtën për të aplikuar me këtë formular në raundin e dytë e kanë maturantët/kandidatët e mëposhtëm:

 

 

 

1.   Të gjithë maturantët /kandidatët  të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z në sesionin e dytë, që nuk kishin detyrime për provimet e maturës shtetërore ose rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e dytë, të vjeshtës.

 

2.   Të gjithë maturantët /kandidatët  të cilët kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë, të muajit qershor të cilët:

 

                  a.    Nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme

 

b.   Kanë aplikuar në raundin e parë por nuk janë shpallur fitues në asnjërën prej preferencave të përzgjedhura

 

c.    Kanë aplikuar në raundin e parë dhe janë shpallur fitues në njërën nga preferencat e përzgjedhura por nuk janë regjistruar në asnjërin prej programeve të studimit ku janë shpallur fitues

 

d.   Janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë

 

 Theksojmë se maturantët/kandidatët e kategorive të mësipërme, të cituar në pikat b, c dhe d, të cilët kanë aplikuar në raundin e parë, duhet te riaplikojne edhe njëherë tjetër në raundin e dytë meqenese ky është një formular i ri aplikimi. 

 

 

 

KUJDES:  Maturantët/Kandidatët e Raundit të Parë të cilët rezultojnë të regjistruar pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimeve, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në Raundin e Dytë të Aplikimeve. Pra Aplikimi i tyre në Raundin e dytë nuk është i vlefshëm.

 

 

 

Vëmë në dukje  se maturantët/kandidatët, të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë me Formularin e Aplikimit në IAL dhe për rrjedhojë është hera e parë që përzgjedhin programet e tyre të studimit preferencialë, duhet fillimit të ndjekin procedurat e mëposhtme:

 

 

 

·         Të shkarkojnë nga faqja zyrtare të AKP me adresë: www.akp.gov.al  Faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL dhe më pas ta printojnë.

 

·         Të paraqiten në zyrat e çdonjërit prej filialeve të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës prej 2000 lekësh për formularin e aplikimit në IAL,  Matura Shtetërore 2017.

 

·         Të dorëzojë mandat pagesën e kryer të tarifës në drejtorinë e shkollës ku ka kryer aplikimin me formularin A1/A1Z, që shkolla ti hedhë në Portalin e Maturës online mesataren sipas VKM-së.

 

Kujdes: Maturantët /kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë nuk duhet të kryejnë një pagesë tjetër tarife

 

Qendra e Shërbimeve Arsimore

 

 

 

 

 

 

 

 

Paketë 8 informuese aplikime për në Universitet raundi 1

 

 

 

 

Paketë 7 informuese për vjeshtën

 

 

Paketë 6 informuese

 

 I nderuar pjesëmarrës në Maturën Shtetërore 2017. Në qoftë se dëshiron të vazhdosh studimet e larta në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL = Universitet) në Shqipëri, duhet të njihesh me Udhëzimin e mëposhtëm nr.15 datë 19.05.2017. Ky udhëzim do të tregojë se si duhet të veprosh. 

 

Mos përto ta lexosh....

 

 

 

 

Paketë 5 informuese

 

Shtyrja e datës së provimit me zgjedhje 2017

 

 

Paketë 4 informuese...

 

 

 

 

Paketë 3 informuese...

 

 

 

    Të gjithë maturantët, të cilët kërkojnë të orientohen në lidhje me informacionet, mbi degët studimit të preferuara prej tyre, mund të marrin informacione më të detajuara në portalin U-ALBANIA.

 

         Në lidhje me përdorimin e këtij portali keni butonin “Manuali shpjegues i portalit U-Albania”. 

 

           Për të hyrë në këtë portal klikoni butonin më poshtë "Portali U-Albania”.

 

 

 

Prezantim 3: - Ku dhe si t`i kërkoj online kriteret për programet e studimit në universitetet shqiptare, publike dhe private?

 

 


 

 

 

...Paketë 2 informuese...

 

Prezantim 2: - Aplikimi me formular A1/A1z për MSH 2017

 

 

 

 

 

Shpallen...

 

...DATAT e PROVIMEVE për MSH 2017

 

a)   Gjuhë e huaj (03)                                   05 qershor 2017

 

b)   Gjuhë shqipe dhe letersi (01)               10 qershor 2017

 

c)    Matematikë  (02)                                   15 qershor 2017

 

d)   Provime me zgjedhje  (Z1 dhe Z2)      23 qershor 2017

 

 

 

...Pjesë nga udhëzimi UDHËZIMI Nr.07, datë 10.03.2017  

 

“PËR DATAT DHE ORGANIZIMIN E PROVIMEVE TE MATURËS SHTETËRORE 2017”...

 

 

 

 

 

Pika 4.  Provimet e detyruara  dhe me zgjedhje  të Maturës Shtetërore  2017:

 

 

 

4.1  Fillojnë në orën 10:00

 

 

 

4.2  Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta.

 

 

 

4.3  Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë.

 

 

 

4.4  Testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga AKP-ja.

 

 

 

4.5  Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 (një) pikë secila (13 pike gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

 

 

 

4.6  Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 (një) pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, që vlerësohen me 3 (tre) pikë secila (30  pikë gjithsej). Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.

 

 

 

4.7  Maturantët/kandidatët   japin  provim  vetëm  njërën  nga  lëndët me zgjedhje, e fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00.

 

 

 

4.8  Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2017, i rijapin ato provime në sesionin e dytë.

 

 

 

5. DAR/ZA-të të marrin nga shkollat listat e maturantëve mbetës të në klasë për vitin shkollor 2016-2017, brenda datës 3 qershor 2017, t'i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik "Portali i maturantit", sipas udhëzimit përkatës dhe t'i dërgojnë këto lista në AKP, në format të printuar dhe elektronik.

 

 

 

5.1    Drejtoritë e  shkollave   njoftojnë  maturantët  mbetës,    mos  paraqiten  në provimet e Maturës Shtetërore 2017, pa likuiduar me parë provimet e klasës.

 

 

 

5.2  Organizimi i konsultimeve për maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 121, datë 25.02.2011, "Për organizimin e konsultimeve në ndihmeë të nxënësve maturantë".

 

 

 

5.3  Teza e provimit "Gjuhë  dhe lëtersi greke" për shkollen e mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke përgatitet nga DAR-ja Gjirokastër.

 

 

 

5.4  Teza  e  provimit "Gjuhë  dhe  letërsi  italiane"  (Lingua  e  literatura  italiana) për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe provimi zhvillohet në datën 24 maj 2017 në shkollat përkatëse.

 

 

 

5.5  Teza e provimit "Gjuhë frenge" (DELF B2 scolaire) për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze  përgatitet nga Ambasada  Franceze dhe  provimi zhvillohet  në datën 24 maj 2017 në shkollat përkatëse.

 

 

 

5.6  Tërheqja e testeve të provimeve të Matures Shtetërore 2017 të bëhet sipas grafikut të hartuar nga AKP-ja dhe të miratuar nga MAS-i. Përfaqesuesit e Postës Shqiptare tërheqin në AKP materialet e provimit, një ditë para zhvillimit të provimit përkatës. Materialet e provimit të paketohen për çdo mjedis me vete. Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimit të bëhet mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2017 në Republikën e Shqipërisë.

 

 

 

5.7  Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2017 zhvillohen në mjediset e institucioneve arsimore, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2017 në Republikën e Shqipërisë.

 

 

 


 

...Paketë 1 informuese...

 

Prezantim 1: -Paketë 1 informuese për MSH 2017

 

 


 

NË NDIHMË TË MATURANTËVE   

 

 

 

Për t`u orientuar në lidhje me kriteret e pranimit për çdo Institucion të Arsimit të Lartë (IAL), të cilat janë të akredituara, po ju vemë në dispozicion adresat e faqeve zyrtare të tyre.

 

 

 

 

LISTA E INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË TË AKREDITUARA

 

Nr IAL Adresa Website
1 Universiteti "Fan S. Noli", Korçë Shëtitorja Rilindasit, Korçë www.unkorce.edu.al
2 Universiteti Bujqësor i Tiranës Kodër Kamëz, Tiranë www.ubt.edu.al
3 Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër Sheshi 2 Prilli, Shkodër www.unishk.edu.al
4 Universiteti i Tiranës Sheshi Nënë Tereza, Tiranë www.unitir.edu.al
5 Akademia e Forcave të Armatosura Rr. e Dibrës, Tiranë www.tradoc.mil.al
6 Universiteti i Arteve Sheshi Nënë Tereza, Tiranë www.uart.edu.al
7 Universiteti Politeknik i Tiranës Sheshi Nënë Tereza, Tiranë www.upt.al
8 Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" Rruga "Ismail Zyma", Elbasan www.uniel.edu.al
9 Universiteti Eqerem Çabej, Gjirokastër Lagjia 18 Shtatori, Gjirokastër, Shqipëri www.uogj.edu.al
10 Universiteti Ismail Qemali, Vlorë Lagjia Pavarësia, Vlorë www.univlora.edu.al
11 Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës Lagjia 1, Rr. Currilave, Durrës www.uamd.edu.al
12 Qendra e Studimeve Albanologjike Sheshi Nënë Tereza, Tiranë www.qsa.edu.al
13 Universiteti i Sporteve të Tiranës Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë www.ust.edu.al
14 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Rruga e ”Dibrës” Nr. 371, AL 1005 - Tiranë www.umed.edu.al
15 Akademia e Sigurisë Sauk, Tiranë  

 

 

 

LISTA E INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË TË AKREDITUARA

 

  IAL Adresa Website
1 Universiteti i New York-ut në Tiranë Rr. "Kodra e Diellit", KP 1046, Tiranë, Albania www.unyt.edu.al
2 Kolegji Universitar "Luarasi" Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1, KP 1010, Tiranë www.luarasi-univ.edu.al
3 Universiteti Privat "Albanian University" Blv. Zogu i Parë, ish Pallati i Kulturës "Ali Kelmendi", Tiranë. www.albanianuniversity.al
4 Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" Rruga "Dritan Hoxha", Tiranë www.unizkm.al
5 Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi Rr. Aleksandër Moisiu Nr. 78, Kinostudio - Tirana AL1005 www.afmm.edu.al
6 Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti Rr. Sami Frashëri, Nr 41, Tiranë www.umb.edu.al
7 ShLUJ "Sevasti & Parashqevi Qiriazi" Kodër Kamëz, Tiranë www.qiriazi.edu.al
8 Universiteti Europian i Tiranës Bulevardi "Gjergj Fishta", Nd.70, H.1, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Tiranë www.uet.edu.al
9 Universiteti Aldent Rr. e Dibrës, Nr. 235, Tiranë www.ual.edu.al
10 Shkolla e lartë universitare jopublike,"Wisdom University" Rruga Medar Shtylla, Tiranë, Albania www.wisdom.al
11 Universiteti Polis Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995 Tiranë, Albania www.universitetipolis.edu.al
12 Universiteti Privat Epoka Rr. Tiranë - Rinas, Rinas www.epoka.edu.al
13 Shkolla e Larte "Nehemia Gateway" Rruga Nehemia 7304, Buçimas, Pogradec http://www.ng-university.org/
14 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë Bulevardi Gjergj Fishta, Nr 52, Tiranë www.umsh.edu.al
15 Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners" Rr. Prokop Myzeqari, P. 90/1, Tiranë www.ivodent.edu.al
16 Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë" Bulevardi Vlorë– Skelë, PO. Box 4358 Posta Vlorë, AL – 9401 Vlorë, Shqipëri. www.unipavaresia.edu.al
17 Shkolla e lartë private "Logos" Rr "Dritan Hoxha" Pallatet Komfort www.shlplogos.edu.al
18 Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana" Rr. Sotir Kolea, Qyteti Studenti, Tiranë www.umt.edu.al
19 Shkolla e lartë private, "Tirana Business University", Tiranë Rr. e Kavajës, 1023 Tiranë www.tbu.edu.al
20 Kolegji Universitar "Bedër" Rruga "Jordan Misja", Tiranë www.beder.edu.al
21 Akademia Profesionale e Biznesit Rr. Vangjel Noti Nr.25, Laprakë, Tiranë, Albania www.apb.edu.al
22 Akademia e Studimeve të Aplikuara, "REALD" Rr. Zahir Pajaziti, Vlorë www.asar.edu.al
23 Shkolla e lartë universitare private, "Instituti Kanadez i Teknologjisë", Tiranë Zayed Center, Rr. Sulejman Delvina, near Wilson Square, Tirana, Albania www.cit.edu.al
24 Kolegji Profesional i Tiranës Rruga "Xhanfize Keko", Kompleksi "Xhura", 1021 Tiranë www.kolegjiprofesional.edu.al