Në datën 29.03.2017 në mjediset e shkollës së mesme "Hasan Tahsini'' Sarandë u zhvillua një takim me të gjithe maturantet e shkollave te mesme nen juridiksionin e ZA Sarande

Takimi u zhvillua me grupe sipas nje kalendari te propozuar nga sektori i IT dhe Pergjegjesi i ZA Sarande.

Fillimisht u informuan me portalin U-Albania maturantët e shkollës Hasan Tahsini duke vazhduar me tej me maturantët e shkollës Jopublike'' Dea2001'', ''5-Deshmorët'' Ksamil, ''Bido Sejko'',Konispol, ''Qazim Pali'' Borsh dhe në fund maturantët e  shkollës  së mesme Tekniko - Profesionale Antoni Athanas.

Në këtë takim informues na nderoi me pjesëmarjen e saj përfaqësuesja dhe njëkohësisht Koordinatorja e Maturës Shtetërore për DAR Vlore dhe ZA Sarandë e Delvinë Znj. Ornela Koleka .

Ishin të pranishëm Përgjegjësi i ZA Sarande Z.Astrit LLANAJ,përfaqësues të ZA Sarandë, prindër dhe mësues të shkollave të mesme.
Portali U-Albania, informon maturantët për të bërë zgjedhjen e duhur që i çon ata drejt suksesit në aplikimet për në universitet.

 

Në linkun e mëposhtëm mund të shkarkoni disa foto

https://www.dropbox.com/sh/kagdnfprjqvrl7t/AABIpY9_XfkmZtU4HcR19MHLa?dl=0