Ne zbatim te Udhezimit te kualifkimit te mesuesve Nr.2, dt 12.02.2015, dhe ne zbatim te shkreses Nr.903, dt 29.01.2018 ka nisur procedura per kualifikimin e mesuesve per vitin shkollor 2017-2018. Provimi i kualifikimit do te zhvillohet ne dt 21.04.2018, ne Tirane. Per mbarevajtje sa me efektive te ketij procesi ju bej me dije si me poshte:

1- Lidhur me piken 1),c te nenit 5 te udhezimit te kualifikimit, detyrimi i mesuesve per realizimin e tre diteve te trajnimit do te llogariten ditet e trajnimit qe mesuesi ka marre nga IZHA lidhur me zbatimin e kurrikules se re, portofolin e nxenesit,  etj. Databaza e emrave te mesuesve qe kane marre pjese ne trajnimet e vitit 2017 eshte bashkelidhur. Nderkohe ju keni edhe databazen e mesuesve qe kane marre pjese ne trajnimet 2014-2015 dhe 2015-2016. Gjithashtu do te llogariten edhe trajnimet qe IZHA ka bere sipas shkollave per kurrikulen e re gjate periudhes shtator - dhjetor 2017 me drejtuesit e rrjeteve profesionale. Pra per trajnimin e mesuesve do t'ju referoheni ketyre databazave.
 
2- Lidhur me trajnimet e mesuesve mbas periudhes 19 dhjetor 2017 te organizuara nga agjenci trajnuese,  certifikatat me kredite qe disponon mesuesi (nese ka marre mbas kesaj periudhe) duhet te jene nga databaza e agjencive te akredituara per te zhvilluar trajnime. Po ju dergoj bashkelidhur databazen e agjencive trajnuese qe kane akredituar modulet e trajnimit. Per me shume informacion ne vazhdim mesuesi duhet te jete vazhdimisht i angazhuar ne portalin me linkun https://trajnime.arsimi.gov.al/  per te marre pjese ne periudhat ne vijim ne trajnime te akredituara sipas te dhenave qe paraqiten ne kete portal.
 
3- Lidhur me permbajtjen e portofolit ju sqaroj si me poshte:
- Plani i aktiviteteve me nxenesit e nje klase te caktuar apo ne nivel shkolle mund te jete plani si mesues kujdestar ose edhe si mesues i lendes. Varet nga aktivitetet qe ka planifikuar mesuesi.
 
- Testi permbledhes sipas profilit perkates mund te jete testi ne fund te periudhes se pare ne nje lende te caktuar per mesuesit qe zbatojne kurrikulen e re, ndersa mesuesit e tjere mund te planifikojne nje test kapitulli.
 
- Objektivat e arritjes per nje kapitull jane zevendesuar me "rezultatet e te nxenit" per periudhen e pare ne nje klase te caktuar (percaktuar ne planet 3-mujore)  (nuk ka nevoje ne tre nivele).
 
- Planifikimi i mesimit model duhet t'i referohet formatit te kurrikules se re. Nese mesuesi ka deshire mund te zhvilloje nje plan ditor per dy ore te njepasnjeshme (sipas organizimit 3 lende ne gjashte ore). 
 
- Projekti kurrikular siç eshte vepruar deri tani.
 
4- Programet orientuese sipas profileve do te publikohen ne faqen e IZHA-s brenda dates 10.02.2018. Gjithashtu ne faqen e IZHA-s do te publikohen edhe udhezimet/dokumentet qe mesuesit duhet t'i referohen per pergatitjen e tyre.