Rrejtet profesionale për shkollat 9-Vjeçare

Me koordinimin e specialistit te DAR Vlore Z. Leart Sinomataj pasi perfundoj me suksese zgjedhja e drejtuesve te rrjeteve Profesionale filloj dhe puna per organizimin e takimeve te rrjeteve Profesionale sipas Udhezimeve ne Fuqi.

Ne daten 30.01.2016 takimet e para te rrjeteve profesionale per shkollat 9-vjeçare u zhvilluan në 4 shkolla të qytetit dhe konkretisht:

  1. Jani Minga (Rrjeti AF dhe Parashkollori)
  2. Ismail Qemali (Rrjeti  Gjuhëve të Huaja dhe Edukimit Fizik)
  3. Shkolla Muço Delo (Rrjeti Gjuhë dhe Letërsi Shqipe , Histori-Gjeografi ,Edukim Muzikor , Edukim Figurativ)
  4. Shkolla Rilindja (Rrjeti Matematikë –Fizikë,  Biologji-Kimi ).

Pothuajse tek të gjitha rrjetet profesionale u trajtua udhezimi 34 për vlerësimin e klasave I-VI  ku u diskutuan edhe paqartësitë e shfaqura.

Kryetarët e rrjeteve profesionale përgatitën nga një plan pune të cilin do ta ndjekin në muajt në vazhdim. Këta gjithashtu bën të mundur edhe rregullimin e listave duke hequr persona që nuk ishin dhe duke marrë mungesat për personat që nuk u paraqitën.

U vërejt një interes i lartë i mësuesve në këtë trajnim të cilët diskutuan për praktikat e përditshme. U vërejt një komunikim dhe shkëmbim eksperiencash