KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

                       Baza ligjore                                

Kjo rregullore e brendshme mbështetet ne Ligjin NR.8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative ne Republikën e Shqipërisë, në Ligjin Nr.69, datë 21.06.2013 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr.10171, dat22.10.2009 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë, në VKM Nr.66, datë 03.02.2010 “Për Riorganizimin e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore”, në Urdhrin Nr. 50, datë 03.03.2010 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ndryshuar me Urdhrin Nr. 83, datë 12.04.2010, të Udhëzimit Nr.3, datë 18.01.2011 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave “Për rregulloren e funksionimit të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Zyrës Arsimore” si dhe të Urdhrit Nr. 343, datë 19.08.2013 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për miratimin e dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

 

 

Neni 2

Qëllimi

 

1. Kjo rregullore ka për objekt përcaktimin e rregullave dhe detyrave të hollësishme lidhur me organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Drejtorisë Arsimore Rajonale ,Vlorë (DAR) ,  në përputhje me objektivat dhe misionin ligjor të tij.

2. Kjo rregullore përcakton rregullat mbi administrimin e dokumentacionit të krijuar apo të ardhur në adresë të DAR, pajisjeve, orarit zyrtar, rregullave të etikës dhe procedura të tjera të drejtimit.

 

Neni 3

Misioni dhe veprimtaria

 

Misioni dhe veprimtaria e DAR orientohet dhe organizohet në zbatim të legjislacionit në fuqi.Dar ka për mission zbatimin e politikave në fushën e arsimit parauniversitar dhe realizimin e qëllimeve që rrjedhin prej tyre duke mundësuar sigurimin e një sistemi arsimor cilësor që mundëson zhvillimin e plotë dhe të gjithanshëm të individit, shance të barabarta si dhe formimin e çdo individi në mënyrë që te përbalojë sfidat e së ardhmes, për të gjithë nxënësit e institucioneve arsimore të Vlorës.

Dar mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor të institucioneve arsimore.Veprimtaria e DAR është bazuar në llogaridhënie ndaj përfituesve të shërbimit arsimor.

 

 

 

KREU II

FUNKSIONET E DAR-VLORË

 

Neni 4

Funksionet dhe detyrat kryesore të DAR-Vlorë

 

  DAR – Vlorë ka këto funksione dhe detyra kryesore:

 

1.      Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.

2.      Hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Arsimore për Vlorën.

3.      Zbatimin e akteve ligjore, nënligjore dhe Udhëzimeve të Ministrit të Arsimit dhe Sportit për DAR si dhe për institucionet arsimore.

4.      Mbështetjen e institucioneve arsimore për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor.

5.      Bashkëpunimin në fushën e arsimit me organet e qeverisjes vendore.

6.      Vëzhgon procesin mësimor dhe menaxhimin e institucioneve arsimore në qarkun e Vlorës.

7.      Kryen studime për aspekte të zhvillimeve arsimore për qarkun e Vlorës.

8.      Përfshihet në eksperimente a pilotime të porositura nga MAS ose të ndërmarra nga ajo vetë  dhe bashkëpiunon me to me organizma vendase ose të huaja pas miratimit nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

9.      Harton raportin vjetor mbi bazën e raporteve të institucioneve arsimore të qarkut të Vlorës, zhvillimet e suksesshme tipike arsimore, propozimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor dhe e dërgon te Ministri i Arsimit dhe Sportit.

10.  Siguron arsimimin e fëmijëve me AK në një institucion arsimor public të zakonshëm ose të specializuar si dhe arsimimin në shtëpi të nxënësve me AK që nuk munden të ndjekin shkolla të zakonshme ose të specializuara të arsimit bazë.

11.  Organizon zhvillimin e vazhdueshëm professional të mësuesve të institucioneve arsimore.

12.  Përhap përvojat e suksesshme të mësuesve të institucioneve arsimore të qarkut të Vlorës.

13.  Pajis cdo institucion arsimore të qarkut me dokumentacionin e derguar nga MAS, ISHA, etj, planet afatmesme dhe vjetore si dhe me dokumentacionin që nxjerr DAR – Vlorë për institucionet arsimore.

14.  Organizon trajnimin e mësuesve dhe rrjetet profesionale të institucioneve arsimore në qarkun e Vlorës.

15.  Propozon në ministri në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore për hapjen ose mbylljen e një institucioni publik.

16.  Informon zyrtarisht organet e pushtetit vendor përkatës për të gjitha materialet apo shërbimet e kryera në shkollë në sajë të kontributeve të prindërve të institucioneve arsimore.

17.  Ushtron të drejtën e kontrollit mbi mënyrën e përdorimit të lekëve si dhe mbi mbarëvajtjen e materialeve apo shërbimeve të kryera në shkolla nga dhurimet e prindërve të institucioneve arsimore.

18.  Organizon procedurën e konkurseve për emërimin e drejtorëve të institucioneve arsimore.

19.  Organizon procedurën për certifikimin e mësuesve për vlerësimin e testeve të provimeve të lirimit.

20.  Ka përgjegjësi, ndërmjet specialistit të saj, për ngritjen e bordit të institucioneve arsimore.

 

Neni 5

Organizimi i punës në  DAR-Vlorë

 

DAR- Vlorë e zhvillon veprimtarinë e saj sipas sektorëve përkatës të saj ose sipas grupeve të punës të ngritura me urdhër të titullarit të DAR- Vlorë.

DAR- Vlorë funksion sipas strukturës së përcaktur në V.K.M-në përkatëse

 

 

 

 

 

 

 

Neni 6

Plane dhe projekte

 

1.      DAR –Vlorë harton dhe zbaton planin afatmesëm dhe atë vjetor në nivel drejtorie në përputhje me planet përkatëse të MAS në bashkëpunim me mësuesit, nxënësit dhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit të institucioneve arsimore.

2.      DAR –Vlorë harton planin afatmesëm dhe atë vjetor të zhvillimit profesional të punonjësve të saj.

3.      DAR –Vlorë harton plane të posacme për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Ministrit.

4.      DAR –Vlorë harton planin mujor të vëzhgimeve të institucioneve arsimore, të cilat kanë për objekt veprimtarinë e drejtuesve dhe mësuesve të institucioneve arsimore.

5.      DAR –Vlorë në bashkëpunim me organizma qeveritarë ose joqeveritarë hartojnë dhe zbatojnë projekte në dobi të institucioneve arsimore, si dhe zbatojnë projekte me karakter kombëtar me miratim nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

6.      DAR –Vlorë miraton planin vjetor të shkollës.

 

Neni 7

Planifikimi

 

1.      Siguron për institucionet arsimore të qarkut të Vlorës mjetet mësiomore sipas formulës “për nxënës”.

2.      Përdor fondin e vecantë për shpërblimin e punonjësve të institucioneve arsimire të qarkut të Vlorës, sipas përcaktimeve dhe kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave.

3.      Përllogarit fondin e nevojshëm për bibliotekën e cdo institucioni arsimor në qarkun e Vlorës sipas formulës “nxënës të regjistruar në fillim të vitit shkollor”.

 

Neni 8

Raportimi

 

1.      DAR –Vlorë harton planin vjetor mbi bazën e raporteve të institucioneve arsimore.

2.      Raportet vjetore të DAR –Vlorë u dërgohen Ministrit dhe ISHA.

3.      Raportet vjetore të DAR –Vlorë u dërgohen institucioneve arsimore, njësive të qeverisjes vendore dhe i bëhet e njohur komunitetit përkatës vendor.

4.      DAR –Vlorë zhvillon mbledhje vjetore për zhvillimet arsimore me pjesëmarrës nga institucionet arsimore dhe përfaqësues të grupeve përkatëse të interesit.

5.      Paraqitja e analizes vjetore me pjesëmarrje të drejtorëve të institucioneve arsimore, mësues, kryetarë të bordeve e këshillit të prindërve si dhe përfaqësues të OJF-ve që operojne në fushën e arsimit.

 

 

 

 

 

Neni 9

Vlerësimi

 

1.      Shërbimi arsimor mbështetet dhe vlerësohet mbi bazën e standarteve.

2.      Vlerësimi është i brendshëm dhe i jashtëm.

3.      Ministri i Arsimit dhe Sportit vlerëson punën vjetore të drejtorit të DAR –Vlorë.

4.      Drejtori i DAR –Vlorë vlerëson punën vjetore të drejtuesve të institucioneve arsimore.

5.      Drejtori i DAR –Vlorë vlerëson punën vjetore të punonjësve të DAR –Vlorë.

6.      DAR –Vlorë me nismën e saj i kërkon ISHA inspektime të institucioneve arsimore përkatëse.

7.      Harton vlerësimin dy vjecar të drejtorit ku përshkruan përmbledhtas anët pozitive dhe përmirësimet që duhet të kryhen.

8.      DAR –Vlorë shpall renditjen vjetore të shkollave për cdo tregues (nga të dhënat që shkollat dërgojnë zyrtarisht në DAR –Vlorë) ose ndryshimin për çdo tregues, dhe vendos se për cilin tregues do të shpalli renditjen e shkollave.

9.      DAR –Vlorë shpall shkollat e suksesshme me një ceremoni të posaçme.

 

 

KREU III

STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE ORGANIKA PËRKATËSE

 

Neni 10

Struktura e DAR-Vlorë

 

1.      Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë është person juridik, publik, buxhetor që zhvillon aktivittin e saj dhe  funksionon sipas strukturës së miratuar me urdhër të Kryeministrit.

2.      DAR përbëhet nga:

 

       I.            SEKTORI I PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT

a)      Përgjegjësi i sektorit

b)      Juristi

c)      Specialisti i burimeve njerëzore

d)     Specialisti i buxhetit

e)      Specialisti i buxhetit

f)       Inxhinieri

    II.            SEKTORI I KURRIKULËS DHE CILËSISË

a)      Përgjegjësi i sektorit

b)      Specialisti i fillores dhe parashkollorit

c)      Specialisti i lëndëve shoqërore

d)     Specialisti i lëndëve natyrore

 III.            SEKTORI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

a)      Përgjegjësi i sektorit

b)      Specialisti

c)      Specialisti

d)     Specialisti për statistikën

 IV.            SEKTORI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

a)      Përgjegjësi i sektorit

b)      Specialist për pagat

c)      Specialisti për pagat

d)     Jurist

 

Neni 11

Organika

 

DAR funksionon sipas strukturës së mëposhtme:

·         Drejtori i DAR-it dhe sekretari/ja e tij. Sekretari/ja të jetë me arsim të lartë.

·         Në sektorin e shërbimeve të përgjithshme me organikë 4 veta, profilet e 3 specialistëve janë të paracaktuar në organikë, përkatësisht: 1 jurist dhe 2 financierë. Këta të fundit do të mbulojnë problemin e pagave vetëm për punonjësit arsimorë brenda juridiksionit të rrethit – qëndër qarku. Profili i përgjegjësit të sektorit duhet të jetë ekonomist, i cili përveç drejtimit të sektorit, do të mbajë marrëdhënie me degën e thesarit.

·         Në sektorin e programeve të zhvillimit, përgjegjësi i sektorit të jetë i profilit ekonomik-juridik. Dy specialistët për burimet njerëzore të jenë të fushës 1 për mësuesi dhe 1 juridik-ekonomik. 3 specialistët e buxhetit dhe të financës të jenë: 2 ekonomistë dhe 1 inxhinier për investimet.

·         Punonjësit e sektorit të IT dhe statistikës mundësisht të jenë inxhinierë elektronikë ose informaticienë, në pamundësi të pranohen matematikanë dhe fizikanë, që kanë njohuri të mjaftueshme për fushën që mbulon sektori. Specialisti që do të punojë me statistikat mund të jetë ekonomist i çertifikuar si njohës i programeve kompiuterike.

 

Neni 12

Detyrat e Drejtorit të DAR

 

            Drejtori siguron funksionimin normal të DAR dhe kryen të gjitha hapat e nevojshme

            për  të siguruar një menaxhim dhe realizim të plotë të detyrave.  Drejtori i DAR

            është përfaqësuesi zyrtar për komunikimin me organet e medias.

 

            Drejtori i DAR :

 

1.      Miraton rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të DAR.

2.      Miraton rregulloren e brendshme të institucioneve arsimore

3.      Lidh kontratën kolektive të punës të nivelit të dytë me sindikatat në fushën e arsimit.

4.      Miraton synimet dhe objektivat e planit afatmesëm dhe atij vjetor të institucioneve arsimore.

5.      Shqyrton dhe miraton planin e drejtorit për dy vite shkollore.

6.      Miraton përparësitë e planit afatmesëm të paraqitur nga institucioni arsimor, jo më vonë se muaji maj.

7.      Drejton hartimin e planit vjetor të DAR, duke organizuar me secilin rrjet specialistesh diskutimin për vlerësimin e arritjeve të një viti më parë, konkluzionet e nxjerra prej tij, përballjen e eksperiencave, ideve, projekteve për vitin në vazhdim.

8.      Kontrollon dhe vlerëson punën në ecuri për cdo rrjet specialistësh.

9.      Me vendim vendos të formohen shkolla vetëm fillore, shkolla vetëm të arsimit të mesëm të ulët ose shkolla vetëm të arsimit të mesëm të lartë.Miraton propozimin e drejtorit të shkollës për funksionimin e shkollës me dy turne.

10.  Miraton orarin e fillimit të mësimit për turnin e dytë të institucioneve arsimore përkatëse.

11.  I propozon ministrit mbi mënyrën e kompesimit të kohës së humbur nga ndërprerja e mësimit që mund të ketë ndodhur për shkaqe të ndryshme.

12.  Emëron dhe shkarkon drejtuesin e institucionit arsimor sipas udhëzimeve përkatëse.

13.  Emëron psikologun/ punonjësin social sipas procedurave të emërimit të specialistit të DAR si dhe emëron Drejtuesin e Njësisë Psiko sociale dhe miraton supervizorin pas propozimit të drejtuesit të NJ.P.S.

14.  Miraton përshkrimin e punës së përgjegjësave të sektorëve dhe specialistëve të DAR (në përshkrimin e punës së përgjegjësave të sektorëve parashikohet që një pjesë të kohës kryen detyra si specialist i sektorit).

15.  Bashkë me përgjegjësit e sektorit dhe specialistët takojnë të paktën një herë në vit kryetarët e bordeve, kryetarë të këshillit të prindërve, kryetar të qeverisë së nxënësve, përfaqësues të OJF që veprojnë në fushën e arsimit.

16.  Merr masa disiplinore ndaj punonjësve të DAR dhe drejtuesve të institucionit arsimor si dhe i propozon atij të marrë masa disiplinore ndaj mësuesve, bazuar në raportet përmbledhëse.

17.  Drejton bashkërendimin e veprimtarisë së sektorëve, për të siguruar mbarëvajtjen e funksionimit të administratës së DAR.

18.  Parashikon takimet e rregullta ose organizon takimet urgjente me përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët e DAR, si dhe drejtuesit e shkollave e kopshteve dhe merr te gjitha masat e nevojshme për zbatimin e asaj që vendoset pas diskutimeve.

19.  Miraton me shkrim kryerjen e eskursioneve të institucioneve arsimore.

20.  Miraton listën e institucioneve arsimore tutore për realizimin e praktikave mësimore, të praktikave profesionale.

21.  Mban lidhjet me kryetarët e institucioneve të tjera, me autotitetet lokale dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në territorin e DAR.

 

 

Neni 13

Detyrat e Sekretarit

 

1.      Regjistron të gjitha dokumentet dhe materialet që vijnë apo administrohen në DAR dhe kryhen shpërndarjen e të gjitha shkresave nëpër sektorët përkatës;

2.      Përgatit dhe organizon dërgimin e korrespondencës për çdo shkresë dhe dokument që dërgohet nga DAR;

3.      Asiston drejtorin në organizmat ku ai merr pjesë si dhe kryen detyra të tjera specifike.

4.      Disiplinon hyrjen e të gjithë punonjësve të DAR-it, apo edhe të personave të tjerë në zyrën e drejtorit. Ai/Ajo njofton në çdo rast drejtorin dhe merr pëlqimin paraprak të tij, me përjashtim të rasteve kur drejtori jep porosi paraprakisht për hyrjen e tyre në çdo kohë;

5.      Harton listë-prezencën për të gjithë punonjësit e DAR-it dhe ia paraqet atë në fund të muajit zyrës së financës;

6.      Kujdeset për axhendën e drejtorit.

7.      Pranon çdo njoftim telefonik që i adresohet drejtorit apo institucionit dhe sipas rastit bën lidhjen telefonike apo vë në dijeni drejtorin apo punonjësit që kërkohen;

8.      Merr masa që t’u jepet përgjigje të gjithë e-maileve që drejtohen në faqen zyrtare të këtij institucioni;

9.      Mban në çdo rast protokollet e mbledhjeve dhe takimet e ndryshme që bëhen në DAR, duke sekretuar protokollin përkatës dhe duke e dorëzuar në arkivin e DAR-it në fund të vitit;

10.  Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga drejtori për përgatitjen e materialeve dhe kryerjen e njoftimeve të ndryshme dhe mban kalendarin e punës së tij/saj, duke fiksuar kërkesat për takim dhe pasqyrën e shkresave të hyra dhe të dala;

11.  Merr pjesë në komisione e bashkëpunon me sektorët e specialistët e DAR-it gjatë proçesit të punës.

12.  Është përgjegjës për vulën e institucionit.

13.  Për çdo rast të largimit të sekretarit nga zyra, me pëlqim të drejtorit dhe në mungesë të tij nga personi i autorizuar prej tij, zëvendësohet nga një punonjës tjetër që i njeh mirë detyrat e sekretarit.

 

 

 

Neni 14

Përgjegjësit e sektorëve

 

Sektori është strukturë e specializuar, zakonisht është pjesë e strukturës së një drejtorie, që ka për qëllim menaxhimin e detyrave specifike në një fushë të caktuar të veprimtarisë së institucionit. Përgjegjësit e sektorëve të DAR –Vlorë drejtojnë të gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e sektorit.

1.      Hartojnë planin mujor dhe vjetor të sektorit.

2.      Mbikqyrin dhe përgjigjen direct në lidhje me punën e të gjithë specialistëve, ndajnë detyrat ndërmjet tyre dhe kërkojnë llogari për kryerjen e tyre.

3.      Sigurojnë respektimin e afateve dhe të procedurave për kryerjen e punës së sektorit.

4.      Bashkërendojnë punën e sektorit me sektorë të tjerë në DAR –Vlorë, drejtoritë analoge në MAS, apo institucione të tjera qëndrore ose vartëse.

5.      Marrin pjesë në mbledhjet e planifikuara apo urgjente të përgjegjësave me titullarin e DAR –Vlorë, ngrejnë problem dhe raportojnë për kryerjen e detyrave të ngarkuara.

6.      Raportojnë problemet dhe progresin tek titullari I DAR –Vlorë.

7.      Zhvillojnë mbledhje me specialistët e sektorit dhe zgjidhin problematikat.

8.      Dy herë në muaj i paraqesin titullarit raport me shkrim për veprimtarinë mujore të sektorit.

9.      Bëjnë vlerësimin e punës së specialistëve të sektorit.

10.  Në fund të vitit kalendarik raportojnë me shkrim për aktivitetin vjetor të sektorit.

11.  Përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët zhvillojnë takime me drejtuesit e institucionee arsimore dhe këto takime shoqërohen me mbajtjen e një procesverbali të rregullt.

12.  Përgjegjësat e sektorëve kryejnë dhe detyra të ngarkuara nga titullari I DAR –Vlorë.

13.  Kryejnë detyra edhe si specialist të sektorit.

 

 

 

 

Neni 15

Specialisti

 

Specialisti i DAR –Vlorë punon në bazë të përshkrimit të vendit të punës dhe të përgjegjësive dhe detyrave që i ngarkojnë eprorët. Çdo specialist ose ekip specialistësh që vëzhgojnë një aspekt të veprimtarisë së institucionit arsimor, I paraqesin  përgjegjësit të sektorit përkatës dhe drejtorit të institucionit arsimor një përmbledhëse që përmban anë pozitive dhe sygjerime për përmirësime konkrete.

 

Neni 16

Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme

 

 

1.      Harton projekt buxhetin e DAR –Vlorë.

2.      Plotëson bilancin vjetor të DAR –Vlorë.

3.      Përpilon  periodikisht listëprezencat dhe përgatit listëpagesat e pagave, të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe pasqyrat përmbledhëse të tyre për personelit e institucioneve arsimore dhe personelit të DAR –Vlorë.

4.      Mban dhe hedh në mënyrë periodike të dhënat në librat e pagave për personelin e institucioneve arsimore dhe personelit të DAR –Vlorë.

5.      Plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për personat që dalin në pension, KEMP, raporte mjeksore, etj.

6.      Kontrollon fondin e pagave sipas numrit të punonjësve të institucioneve arsimore përkatëse.

7.      Përgatit korrespondencën me Degën e Thesarit dhe Bankat dhe siguron  kalimin e pageve dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore në afatin e caktuar.

8.      Kryen pagesën e pagave, dietave e shërbimeve të personëlit të DAR –Vlorë.

9.      Hedhjen e të dhënave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore cdo muaj në sistemin elektronik.

10.  Ndjek realizimin e shpenzimeve operative, investimeve dhe të ardhurave me Degën e Thesarit.

11.  Harton evidencat për autoritetin e Tatim Taksave për emërimet e reja dhe personat që mbushin moshën dhe përfitojnë pension.

12.  Përpilon situacionet përkatëse dhe rakordon me Degën e Thesarit.

13.  Kryen regjistrimin dhe kontabilizimin e të gjitha veprimeve ekonomike që realizohen në DAR –Vlorë në llogari sintetike dhe analitike.

14.  Ndjek realizimin e treguesve ekonomikë dhe financiar sipas zërave të Buxhetit të Shtetit të miratuar nga MAS.

15.  Lëshimin e vërtetimeve të ndryshme në lidhje me elementët e pagës si dhe plotësimin e librezave përkatëse Shoqërore dhe Shëndetësore për punonjësit e institucioneve arsimore dhe të DAR –Vlorë.

16.  Administron magazinën e DAR –Vlorë.

17.  Kujdesen për administrimin, inventarizimin dhe mirëmbajtjen e pasurive të paluajtshme të DAR –Vlorë.

18.  Kujdesen për funksionimin normal të pajisjeve të institucionit si dhe përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarine e DAR –Vlorë.

 

 

 

 

Neni 17

Sektori i Programeve të Zhvillimit

 

1.      Drejton hartimin e Strategjisë Arsimore të DAR –Vlorë.

2.      Drejton hartimin e draft – planit afatmesëm dhe vjetor buxhetor të DAR –Vlorë në bashkëpunim njësinë e qeverisjes vendore dhe Ministrinë.

3.      Drejton zbatimin e planit afatmesëm dhe vjetor buxhetor të DAR –Vlorë.

4.      Plotëson rregullisht dokumentacionin përkatës financiar.

5.      Llogarit sipas formulës “për frymë” fondet e shtetit që i takojnë cdo institucioni arsimor për mallra e shërbime.

6.      Kontrollon objektet e kontratave të lidhura nga DAR –Vlorë.

7.      Përgatit propozimet për hapjen e shkollave të reja dhe degëve të reja në këto shkolla.

8.      Ndihmon dhe këshillon drejtorët e institucioneve arsimore për të siguruar financime nga donatorë, sponsor, biznesi dhe njësia përkatëse e qeverisjes vendore.

9.      Ndihmon dhe këshillon drejtorët e shkollave profesionale për bashkëpunimin me partner sovial dhe biznesin vendas.

10.  Identifikon nevojat për zhvillimin profesional të drejtuesve të institucioneve përmes pyetësorëve, të bisedave me ta dhe vëzhgimit të veprimtarive të institucioneve arsimore.

11.  Përgatit të dhëna për kualifikimin e personelit mësimor.

12.  Këshillon drejtuesit e institucioneve arsimore për drejtimin e institucionit arsimor

13.  Harton listën e pritjes së mësuesve aplikantë në DAR –Vlorë sipas kritereve të përcaktuara.

14.  Shpall vendet e lira për drejtuesit e institucioneve arsimore.

15.  Përgatit dokumentacionin për emërimin dhe largimin nga puna të drejtuesve të institucioneve arsimore.

16.  Organizon vlerësimin vjetor të punonjësve arsimorë.

17.  Udhëzon punonjësit për vlerësimin vjetor të punës së tyre.

18.  Udhëzon punonjësit për plotësimin e  portofolit vetjek profesional.

19.  Planifikimi i numrit të punonjësve mësimore dhe ndihmës për cdo vit shkollor  për institucionet arsimore.

20.  Kryhen të gjithë procedurat për personat që përfitojnë kushtet për daljen në pension pleqërie.

21.  Kryhen të gjithë procedurat mbi lëvizjen e personelit mësimor, atij ndihmës të institucioneve arsimore dhe personelit të DAR –Vlorë, nëpërmjet plotësimit të regjistrave themeltar, plotësimit dhe nënshkrimit të librezave të punës.

22.  Eshtë përgjegjëse për mbajtjen e librit arshivë- protokollit të institucionit.

23.  Lëvizjen e korrespondencës brenda dhe jashtë institucionit.

24.  Sistemon dokumentacionin e arkiv protokollit sipas parametrave arkivorë.

25.  Regjistron personat për realizimin e takimeve të titullarit me popullin.

26.  Marrëdhëniet me publikun si dhe pritjen, informimin dhe shqyrtimin korrekt të ankesave dhe kërkesave të publikut.

27.  Kryerjen e procedurës për siglimin e dokumentacioneve shkollore.

28.  Përditëson dhe mban arshivën e dokumentacionit të institucionit ndër vite.

29.  Rishikimi dhe ndjekja e problemeve teknike në shkolla dhe kopshte.

30.  Hartimii informacioneve teknike dhe vënien në dijeni Bashkinë e Vlorës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

31.  Verifikimi i objektebe per licensimin eshkollave dhe kopshteve private dhe hartimi i relacioneve përkatëse.

32.  Të ndjekë zbatimin e kontartave për rikonstruksionet e shkollave për të cilat është lidhur kontratë nga ana e Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë.

33.  Të dërgojë në MASH dhe institucione të tjera informacionet dhe evidencat e kërkuara në lidhje me investimet.

 

Neni 18

Sektori i IT dhe statistikës

 

1.      Kujdesin për realizimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit.

2.      Kujdesin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të komunikimit kompjuterik, të kompjuterave, të printerave dhe fotokopjeve të DAR- Vlorë.

3.      Bashkëpunon me drejtorinë e Edukimit të MAS në zbatimin e politikave dhe projekteve për TIK në institucionet arsimore.

4.      Merr informacion mujor nga institucionet arsimore mbi gjendjen e mjeteve elektronike të TIK-ut dhe të laboratorëve të kompiuterave, verifikon gjendjen dhe raporton në DAR –Vlorë dhe MAS.

5.      Mbikqyr instalimin e pjesëve hardëare të kompiuterave dhe pajisjeve të tjera teknologjike dhe softëare.

6.      Mirëmban rrjetin LAN në DAR – Vlorë, mirëmban të gjitha pajisjet teknologjike të informacionit si dhe mirëmban shërbimin e internetit.

7.      Kontribuon që shërbimi i internetit dhe i laboratorëve të kompiuterave në çdo shkollë të jetë në përputhje me parametrat e kontraktuara.

8.      Verifikon saktësimin e plotësimit të amzës së dixhitalizuar nga shkollat.

9.      Mbështet shkollat në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e TIK-ut.

10.  Këshillon punonjësit mësimor në mësimdhënie – mësuinxënien e lëndës së kompiuterit dhe në intergrimin e TIK-ut në lëndët e tjera.

11.  Identifikon nevojat në zhvillimin profesional të mësuesve të lëndës së informatikës.

12.  Identifikon në bashkëpunim me sektorin e Kurrikulës dhe Cilësisë, nevojat për zhvillimin profesional të mësuesve në përdorimin e TIK-ut në mësimdhënie – nxënie lëndore.

13.  Mirëmban faqen zyrtare të internetiti në DAR- Vlorë.

14.  Në bashkëpunim me organizma qeveritare ose joqeveritare dhe me MAS, kërkon, harton dhe zbaton projekete në fushën e TIK-ut në dobi të institucioneve arsimore dhe në bashkëpunim me to.

15.  Monitoron organizimin e olimpiadës së informatikës.

16.  Harton dhe shpërndan postën javore elektronike në të gjitha institucionet arsimore.

17.  Siguron të dhënat statistikore nga institucionet arsimore sipas kërkesave të MAS dhe kërkesave shtesë të DAR- Vlorë.

18.  Mirëmban dhe përditëson sistemin e menaxhimit të informacionit arsimor (EMIS).

19.  Përditëson databazën e punonjësve arsimorë.

20.  Përpunon të dhënat statistikore të grumbulluara.

21.  Përpunon të dhënat për renditjen e institucioneve arsimore.

22.  Drejton analizën e të dhënave të përpunuara.

23.  Dërgon të dhënat e përpunuara në MAS, në sektorët e tjerë në DAR-Vlorë dhe institucionet arsimore.

24.  Drejton hartimin e raportit vjetor statistikor të DAR-Vlorë.

25.  Identifikon nevojat për zhvillimin profesional të punonjësve që merren me të dhënat statistikore në instituciionet arsimore.

26.  Këshillon punonjësit në institucionet arsimore që kanë të bëjnë me të dhënat statistikore.

 

 

 

 

Neni 19

Sektori i Kurrikulës dhe Cilësisë

 

1.      Identifikon nevojat për zhvillimin profesional të mësuesve përmes pyetësorëve, bisedave me ta, pjesëmarrjes në mbledhjet e ekipeve lëndore, kryerjen e testeve të standartizuara dhe e minitesteve, takime me prindër e nxënës, etj.

2.      Organizon veprimtari të zhvillimit profesional për të përmirësuar aftësitë e drejtuesve të shkollave dhe mësuesve në fushën e kurrikulës.

3.      Ndjek plotësimin nga shkollat të parapëlqimeve të nxënësve në kurrikulën me zgjedhje.

4.      Ndihmon shkollat që të përmbushen parapëlqimet e nxënësve në kurrikulën me zgjedhje.

5.      Përgatit miratimin e kurrikulës me zgjedhje të lirë me bazë shkolle.

6.      Këshillon drejtuesit, mësuesitlëndorë dhe ata kujdestarë në fushën e kurrikulës.

7.      Në bashkëpunim me organizma qeveritarë ose joqeveritarë kërkon, harton dhe zbaton në fushën e kurrikulës në dobi të institucioneve arsimore në bashkëpunim me to.

8.      Kryen detyrat sipas udhëzimeve e rregulloreve përkatëse për:

§  Provimet kombëtare të arsimit bazë dhe maturës shtetërore.

§  Provimet kombëtare me kampionim

§  Provimet e korrespondencës.

§  Provimet e shkollave profesionale në përfundim të çdo niveli kualifikimi të nxënësve.

§  Provimet e kualifikimit të punonjësve të institucioneve arsimore

§  Procedurën e altertekstit nëpër shkolla.

9.      Merr pjesë në provimet e vjeshtës në secilën shkollë.

10.  Udhëzon shkollat me arritje shumë të ulta në vlerësimet e jashtme kombëtare që të hartojnë planian e përmirësimit dhe i ndihmojnë që të përmbushin objektivat e matshme të këtyre planeve.

11.  Ka në vëmendje të veçantë  përfshirjen e fëmijëve me nevojave të veçanta në institucionet arsimore të zakonshme (jo të specializuar).

12.  Mbështet veprimtari me nxënësit me pritje të veçanta që organizohen nga MAS, ose institucione të tjera si dhe organizon vetë veprimtari të tilla.

13.  Organizon procesin për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve të mësuesisë si dhe të praktikave profesionale të personave të diplomuar për mësuesi.

14.  Bashkëpunon me njësinë bazë të qeverisjes vendore për regjistrimin e nxënësve në shkolla.

15.  Zbaton procedura për transferimin e nxënësve nga një shkollë në tjetrën, brenda ose jashtë vendit.

16.  Bashkëpunon për sistemimin e nxënësve të kthyer nga emigracioni në institucionet përkatëse arsimore.

17.  Kryen testime në klasat I-III në lëndët matematikë dhe gjuhë një herë në vit.

18.  Zhvillon provime vjetore për të gjitha lëndët dhe klasat me përjashtim të klasës së nëntë dhe klasës së fundit të AML, si dhe vetëm në lëndët e kulturës së përgjithshme dhe ato teorike-profesionale në shkollat e arsimit profesional.

19.  Ndihmon në përhapjen e përvojave të suksesshme të bordeve të institucioneve arsimore dhe qeverisë së nxënësve.

20.  Ndjekjen e procedurave për nxënësit e shkëlqyer në vite që përfitojnë medalje të artë.

21.  Vëzhgon orë mësimore pasi njoftojnë paraprakisht drejtorin e institucionit arsimor.

22.  DAR-Vlorë vëzhgon shkollat në organizimin dhe vëzhgimin e konsultimeve.

23.  Harton tezën e olimpiadës në nivelin e parë, organizojnë administrimin e olimpiadës në nivelin e parë dhe të dytë, vlerësimin e përgjigjeve dhe shpalljen e fituesve.

24.  Ndjek procedurat për ndjekjen e arsimit bazë me kohë të pjesshme si dhe për ndjekjen e shkollimit “shanci i dytë”, për ndjekjen e arsmimit bazë për nxënësit që nuk kanë ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë, për arsimimin e personave të moshës shkollore në institucionet e paraburgimit ose të vuajtjes së dënimit, për arsimimin e fëmijëve të ngujuar, për arsimimin e individëve të moshës shkollore në institucionet e përkujdesjes shoqërore, për njëvlefshmërinë e dëftesave të personave të ardhura nga jashtë shtetit si dhe për ndjekjen e gjimnazit me kohë të pjësshme.

25.  Organizon, koordinon dhe menaxhon veprimtaritë sociale, kulturore dhe sportive të institucioneve arsimore dhe veprimtarive të tilla në rang DAR-Vlorë.

 

 

Neni 20

Juristi

 

1.      Përfaqëson DAR-Vlorë në të gjitha proceset gjyqësore ku ajo është palë.

2.      Përfaqëson institucionet arsimore të qarkut të Vlorës në proçeset gjyqësore ku ato janë palë ndërgjyqëse.

3.      Shqyrton nga pikëpamja juridike dokumentat zyrtare të dërguara nga DAR – Vlorë.

4.      Lidh kontrata me subjekteve të ndryshme publike ose private.

5.      Siguron asistencë juridike për veprimtarinë e DAR – Vlorë.

6.      Ofron këshilla juridike për drejtorët e institucioneve arsimore.

7.      Jep asistencë ligjore dhe juridike të nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.

8.      Trajton dhe zgjidh brenda kuadrit të kompetencaev problematika të ndryshme, duke synuar një zgjidhje të saktë administrative për të evituar konfliktet administrative dhe gjyqësore.

9.      Ndjek dhe zhvillon procedurat e prokurimeve publike (tenderat) gjatë vitit në DAR-Vlorë.

10.  Hartim dhe kthim përgjigje e shkresave për institucione të ndryshme në lidhje me çështjet juridike.

11.  Korrespondencën me MAS për marrëdhëniet juridike si dhe dërgimin e evidencave në lidhje me procedurat e prokurimeve publike.

12.  Hartimin e shkresave administrative në marrjen e masave disiplinore për punonjësit

13.  Ndjek procedurat e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës për punonjësit

14.  Pajisja e institucioneve me kornizën e legjislacionit.

 

KREU IV

RREGULLAT MBI MARRËDHËNIET E PUNËS

 

Neni 21

Rregullat e marrëdhënies së punës

 

Rregullat mbi marrëdhëniet e punës në DAR mbështeten në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Neni 22

Procedura e punësimit dhe fillimi i marrëdhënieve të punës

 

Përgjegjësit e sektorëve si dhe specialistët e DAR përzgjidhen me konkurrim të hapur sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin Nr.8549 , datë 11.11.1999 Statusi I nënpunësit civil”. Largimi nga detyra e përgjegjësave të sektorëve dhe specialistëve bëhet nga titullari i DAR-it. Përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët duhet të kenë përvojë pune të paktën 5 (pesë) vjet me diplomën që kërkon vendi I punës. Përgjegjësit e sektorëve, përveç Përgjegjësit të Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, duhet të kenë përvojë pune të paktën 5 (pesë ) vjet si mësues ose si drejtor a nëndrejtor I një institucioni arsimor.

1. Procedura e punësimit fillon me publikimin e njoftimit për shpalljen e vendit/ve të lira të punës në dy organe të shtypit me tirazh më të lartë dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit.

2. Njoftimi për shpalljen e vendit/eve të lira të punës duhet të përmbajë:

a) listën e dokumenteve që duhen paraqitur;

b) informacion mbi përshkrimin e vendit të punës;

c) afatin e fundit dhe adresën ku duhet të paraqiten dokumentet.

3. Për kryerjen e procedurave të seleksionimit dhe përzgjedhjes të kandidatëve, drejtori i DAR me urdhër, ngre komisionin përkatës. Komisioni duhet të ketë në përbërje minimalisht 3 anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë I dërguar nga MAS dhe tjetri specialist i fushës përkatëse që ka lidhje me profilin e vendit të lirë të punës. Komisioni vlerëson nëse procedura e rekrutimit do të kryhet me konkurrim mbi bazën e dosjeve të kandidatëve apo me testim.

4. Në përfundim të procesit komisioni merr vendim për shpalljen e fituesit.

5. Në rastet kur në përfundim të procesit nuk përzgjidhet asnjë kandidat, procesi ripërsëritet.

6. Fillimi i marrëdhënieve të punës konkretizohet me aktin e emërimit në detyrë dhe më tej me nënshkrimin e një kontrate individuale, mbështetur në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Kontrata individuale e punës bëhet me shkrim dhe firmoset nga palët.

7. Në fillim, kontrata individuale e punës lidhet për një periudhë prove tre mujore. Kontrata mund të rinovohet bazuar në vlerësimin e performancës së punonjësit. Me këtë rast nënshkruhet një kontratë individuale pune me afat të përcaktuar apo të pacaktuar.

 

Neni 23

Klasifikimi i punonjësve dhe struktura e pages

 

1. Klasifikimi i kategorive të punonjësve të DAR-it përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe Urdhër të Kryeministrit.

2. Struktura e pagave të punonjësve të DAR-it përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

 

 

Neni 24

Të drejtat e punonjësve

 

1. Punonjësit e DAR-it kanë këto të drejta:

a) Të drejtën e gëzimit të të gjitha të drejtave që u njeh Kushtetuta, Kodi i Punës dhe legjislacioni shqiptar;

b) Të përfitojnë pagën dhe shpërblimet, të cilat u takojnë në përputhje me detyrën që ushtrojnë, dhe të kontributeve që ofrojnë, në kuadrin e realizimit të objektivave të DAR-it, sipas dispozitave përkatëse;

c) Të drejtën e pushimit javor (e shtunë dhe e diel), dhe të pushimeve të tjera në ditët e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave;

d) Të përfitojnë lejen e pushimit vjetor të paguar (28 ditë kalendarike). Kërkesa për të marrë lejen bëhet të paktën 30 ditë para afatit kur do të fillojë leja. Kjo kërkesë firmoset nga kërkuesi i lejes, konfirmohet nga drejtori i drejtorisë përkatëse dhe miratohet nga drejtori i DAR;

e) Të drejtën e pushimit të paguar në të gjitha rastet që parashikohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

f) Të përfitojnë trajtim shëndetësor për vete dhe për pjesëtarët e familjes që kanë në ngarkim, në kushtet dhe masën e përcaktuar në dispozitat përkatëse ligjore ose nënligjore;

g) Të informohen për procedimin disiplinor që fillon ndaj tyre, për faktet dhe dokumentacionin në të cilën mbështetet ajo, si dhe të drejtën për t’u mbrojtur sipas procedurave përkatëse;

h) Të marrin shpërblime shtesë për punët të përgatitura, hartuara apo prodhuara jashtë punës së tyre të normuar dhe jashtë planit të punës, kur këto vlerësohen në kuadrin e realizimit të misionit të DAR, dhe t’u paguhen sipas kritereve dhe masës së parashikuar nga Kodi i Punës dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave, shpenzimet për punë jashtë orarit dhe udhëtime pune.

 

2. Punonjësit e DAR kanë këto detyrime:

a) Të përmbushin të gjitha detyrat që caktohen në përshkrimin e punës

 

b) Të zbatojnë legjislacionin në fuqi që rregullon fushën e arsimit dhe të shkencës,

c) Të zbatojnë statutin dhe rregulloren e institucionit, urdhrat dhe aktet e brendshme të drejtorit apo të eprorëve të tij të linjës;

d) Të zbatojnë Kodin e Punës, Kodin e Etikës të punonjësit të administratës publike, disiplinën në punë, të respektojnë njëri-tjetrin, si dhe hierarkinë e DAR;

e) Të jenë të paanshëm, objektivë dhe të drejtë në plotësimin e detyrave, pavarësisht nga pikëpamja e tyre personale;

f) Të kryejnë detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm, të zbatojnë me përpikëri ligjet, vendimet, udhëzimet e Këshillit të Ministrave, udhëzimet dhe urdhrat e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës që lidhen me punën e tyre;

g) Të mos përfshihen në marrëdhënie me të tretët që krijojnë konflikt interesi me përmbushjen e funksionit të tyre në kundërshtim me ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;

h) Të mos kryejnë veprimtari apo detyra të tjera brenda orarit zyrtar të punës përveç rasteve të lejuara në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore;

i) Të mos pranojnë asnjë përfitim moral ose material si rezultat i kryerjes së detyrës, me përjashtim të pagës dhe shpërblimeve, që u takojnë në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore;

j) Të ruajnë dhe të mbrojnë pronën shtetërore që kanë në përdorim dhe të mos e shpërdorojnë atë (drejtpërsëdrejti ose jo) për qëllime jozyrtare;

k) Të mbajnë përgjegjësi për ligjshmërinë e veprimeve të tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Në rast se ata nuk janë të bindur për ligjshmërinë e urdhrave dhe vendimeve që zbatojnë duhet të vënë në dijeni menjëherë eprorin për mendimin e tyre;

l) Të zbatojnë urdhrat e drejtuesve të tyre në përputhje me detyrat funksionale. Nëse ndeshin vështirësi në realizimin e tyre, duhet të njoftojnë drejtuesit në rrugë hierarkike duke dhënë sugjerimet përkatëse;

m) Të japin në sekretarinë e DAR  informacion mbi mënyrën e kontaktimit në raste emergjence, përpara se të fillojë pushimet;

n) Të anulojnë lejen vjetore në rast emergjence dhe të fillojnë punën. Në këto raste DAR duhet të shlyejë çdo shpenzim që bën i punësuari për ndërprerjen e lejes dhe kthimin në punë. Nëpunësi nuk e humbet të drejtën për të marrë prapë pushim për ditët e ndërprera;

 

Neni 25

Detyrime të veçanta

 

1. Punonjësit janë të detyruar të respektojnë sekretin profesional në lidhje me informacionin me të cilin njihen gjatë kryerjes së detyrave të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

2. Punonjësit nuk duhet të japin të dhëna mbi kolegët, bashkëpunëtorët apo punëdhënësit e tyre, përveç rasteve të lejuara me ligj.

3. Punonjësit nuk duhet të deklarohen në media rreth veprimtarisë së institucionit pa marrë më parë miratimin e titullarit.

Neni 26

Detyrimet

1. DAR ka këto detyrime:

a) Të respektojë personalitetin e punonjësit;

b) Të sigurojë kushte të përshtatshme për punë (ambienti, mjetet e punës, higjiena) sipas përcaktimeve në Kodin e Punës;

c) Të mbajë regjistër të veçantë të pagave dhe derdhjes së kontributeve çdo muaj për punonjësit e institucionit;

d) Të shlyejë pagat dhe shpërblimet për kontributet dhe punët jashtë orarit në kohën e duhur sipas ligjeve në fuqi.

 

Neni 27

Largimi nga detyra i punonjësve

 

1. Punëdhënësi largon nga puna punëmarrësin në një nga rastet e mëposhtme siç parashikohet në Kodin e Punës:

a) Japin apo kërkojnë dorëheqjen;

b) Mbushin moshën e pensionit;

c) Humbasin shtetësinë shqiptare;

d) Humbasin zotësinë për të vepruar;

e) Personi bëhet i paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat, për shkak të kushteve shëndetësore;

f) Shpallet fajtor nga gjykata për një veprim ose mosveprim që përbën vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë, që e bën të papranueshme vazhdimësinë e marrëdhënieve juridike të punës;

 

2. Punëmarrësi pushohet nga puna me urdhër të punëdhënësit për:

a) Shkelje në mënyrë të përsëritur të disiplinës në punë;

 

 

b) Konstatohet paaftësia për të kryer detyrat me cilësi dhe profesionalizëm dhe në nivelin e kërkuar të punës;

c) Konstatohet papërshtatshmëria në punë, pasi kanë ndryshuar kërkesat për vendin e punës;

d) Për sjellje të padenja dhe amorale që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të administratës publike;

e) Moszbatimin e detyrave organike që burojnë nga vendi i punës apo përmbushja e funksionit dhe moszbatimin e detyrave të tjera të ngarkuara nga punëdhënësi;

f) Mosplotësimin e ndonjërit nga detyrimet apo kushtet e tjera të kontratës individuale të punës.

 

3. Nëpunësi që largohet nga detyra, duhet të kryejë të gjitha veprimet e duhura për dorëzimin e detyrës, dokumentacionit, pajisjeve dhe mjeteve të punës, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat ligjore.

4. Dorëzimi i dokumentacionit, i pajisjeve dhe i mjeteve të punës në inventar, bëhet, si rregull, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e urdhrit të lirimit nga detyra. Në raste të veçanta dhe me urdhër të drejtorit të DAR, ky afat mund të zgjatet edhe me 5 ditë të tjera.

5. Mosdorëzimi i dokumentacionit, i pajisjeve dhe i mjeteve të punës në inventar brenda afateve të përcaktuara më sipër, përbën shkelje të rëndë ligjore.

 

Neni 28

Pezullimi nga detyra e nëpunësve

 

1. Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve ligjore të punës për periudhën që zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, nëpunësi rimerr vendin e tij të punës,

me përjashtim të rastit kur dënohet me heqje lirie.

2. Punonjësi pezullohet:

a) Kur ndaj tij fillon ndjekja penale për shkak të detyrës ose për vepra të tjera penale, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar të formës së prerë;

b) Gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksion politik sipas dispozitave në fuqi;

c) Për periudha studimi më shumë se një vit, të ndërmarra me nismën e vetë punonjësit, por në lidhje me profesionin që ushtron dhe në çdo rast me miratim të Drejtorit të DAR;

d) Për çdo rast tjetër, kur kërkesa individuale e punonjësit për pezullim të përkohshëm të marrëdhënieve të punës, konsiderohet e përshtatshme nga Drejtori për shkak se e vë punonjësin në pamundësi të ushtrimit të detyrës.

 

3. Pezullimi bëhet me urdhër të drejtorit të DAR. Gjatë periudhës së pezullimit punonjësi nuk paguhet.

4. Në rastet kur punonjësi dëshiron të largohet në mënyrë vullnetare (me dëshirën e tij), ai duhet të paraqesë titullarit një kërkesë me shkrim për ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës.

KREU V

PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE, LLOJET DHE PROÇEDURA PËR DHËNIEN E SAJ

 

Neni 29

Përgjegjësia disiplinore

 

1. Shkelja e dispozitave të Kodit të Punës, të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003, "Për rregullat e etikës në administratën publike", të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, të kësaj Rregulloreje dhe të legjislacionit shqiptar përbën shkak për përgjegjësi disiplinore.

2. Shkeljet disiplinore klasifikohen në shkelje të lehta, të rënda dhe shumë të rënda.

3. Shkeljet të lehta disiplinore janë:

a) Mosrespektimi i përsëritur i kohës dhe orarit të punës;

b) Sjellja e parregullt gjatë kohës së punës, me eprorët, kolegët, me vartësit dhe me publikun.

4. Shkelje të rënda disiplinore janë:

a) Moskryerja e detyrave ose mosrespektimi i përsëritur dhe i pajustifikuar i afateve të caktuara për kryerjen e detyrave;

b) Kryerja brenda ose jashtë kohës së punës, të veprimeve që cenojnë figurën e punonjësit, institucionin apo administratën në tërësi;

c) Moszbatimi i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale;

d) Shkelja e rregullave të përcaktuara për ruajtjen e sekretit shtetëror apo të mirëbesimit për të dhënat, të renditura si të tilla;

e) Përfshirja në marrëdhënie me të tretët që krijojnë konflikt interesi me përmbushjen e funksionit të tyre në kundërshtim me ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar;

f) Mosrespektimi i detyrimeve të tjera të parashikuara në Kodin e Punës;

e) Shkelja e dispozitave të kësaj rregulloreje.

5. Përsëritja e shkeljeve të përcaktuara në pikën 4 të këtij neni përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore.

Neni 30

Llojet e masave disiplinore

 

1. Masat disiplinore që merren ndaj punonjësve janë si më poshtë:

a) vërejtje me shkrim;

b) vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra;

c) shkarkim nga detyra.

2. Këto masa disiplinore jepen në mënyrë të përshkallëzuar dhe në raport me pasojën që shkelja disiplinore ka shkaktuar. Në përcaktimin e masave disiplinore merren parasysh: shkaqet dhe rëndësia e shkeljes disiplinore, shkalla e fajësisë, rrethanat në të cilat është kryer shkelja, pasojat e shkeljes, rezultatet e vlerësimit individual, sjellja e përgjithshme në kryerjen e detyrave, si dhe, nëse ka masa disiplinore të mëparshme të pashlyera.

3. Për shkelje të lehta jepet masa disiplinore e parashikuar në pikën 1, shkronja “a”.

4. Për shkelje të rënda jepet masa disiplinore e parashikuar në pikën 1, shkronja “b”.

5. Për shkelje shumë të rënda jepet masa disiplinore e parashikuar në pikën 1, shkronja “c”.

6. Masa disiplinore “vërejtje me shkrim” shlyhet brenda tre muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo, nuk kryen shkelje tjetër. Masat disiplinore “vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” shlyhen brenda gjashtë muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo, nuk kryen shkelje tjetër. Pas shlyerjes së masës, punonjësi konsiderohet pa masë disiplinore.

 

Neni 31

Procedura për dhënien e masave disiplinore

 

Masat disiplinore jepen nga Drejtori i institucionit me propozim të eprorit direkt apo vetë nga Drejtori i institucionit sipas një procedure që garanton të drejtën për tu informuar, për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur.

 

KREU VI

 

Neni 32

Shërbimi Psiko Social në institucionet arsimore

 

DAR-Vlorë organizon ngritjen e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social.

Njësia përbëhet nga psikologë dhe punonjës social, numri I të cilave përcaktohet sipas normave për nxënësit e institucioneve arsimore publike. Titullari i DAR-Vlorë pas këshillimit me drejtuesin e njësinë së shërbimit Psiko-Social cakton psikologun/punonjësin social për çdo institucion arsimor.

Njësia e shërbimit Psiko+Social realizon zhvillimin e brendshëm professional sipas një plani vjetor të miratuar nga drejtori I DAR-Vlorë.

Psikologu/punonjësi social ruan privatësinë e informacionit që siguron gjatë punës në institucionet arsimore.

 

Neni 33

Komisionet pranë DAR-Vlorë

 

1.      DAR Vlorë nge komisionin e disiplinës, që shqyrton masën disiplinore për drejtorin e institucionit arsimor.

       Komisioni përbëhet nga 5 (pesë) antarë, të cilët janë përgjegjësit e sektorëve dhe specialistë të caktuar nga titullari I DAR – Vlorë.

Komisioni shqyrton marrjen e masës së disiplinës për drejtorin e institucionit arsimor me kërkesën me shkrim të specialistit të DAR-Vlorë, të ekipit të inspektimit të ISHA, të mësuesve, të nxënësve të institucionit arsimor, prindërve të nxënësve ose cdo personi tjetër që ka hyrë me leje në institucionin  arsimor.

Masat që komisioni I disiplinës vendos për drejtorin e institucionit arsimor janë:

a)      Qortim

b)      Vërejtje

c)      Paralajmërim për largim nga puna

 

 

2.      DAR-Vlorë ngre një komision multidisiplinor të përbërë nga një mjek pediatër (kur është e mundur mjek pediatër zhvillimi, një psikolog, një punonjës social, një mësues, kur është e mundur mësues I kualifikuar për arsimin e specializuar) dhe drejtuesi i njësisë së shërbimit psiko-social, i cili pasi shqyrton kërkesën e prindit ose të drejtorit të institucionit arsimor jep rekomandimet përkatëse për ndjekjen nga fëmija të një institucioni arsimor të zakonshëm apo të specializuar.

Komisioni mblidhet 3 herë në vit. Vlerësimi dhe praktika e punës së komisionit mbështetet në standartet ndërkombëtare të vlerësimit dhe funksionimit të aftësisë së kufizuar (Standarte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

Komisioni pranë DAR- Vlorë udhëzon komisionet e institucioneve arsimore për punën me nxënësit me AK.DAR – Vlorë siguron kushtet e përshtatshme për ushtrimin e punës së komisionit.

 

KREU VII

 

AKTET ADMINISTRATIVE HARTIMI DHE QARKULLIMI

 

Neni 34

Aktet administrative

 

1.       Aktet  administrative që dalin dhe përdoren për përmbushjen e funksioneve të DAR-Vlorë duhet të përmbajnë elementët si më poshtë:

Autoritetin sipas hierarkisë përkatëse që e nxjerr aktin;

Bazën ligjore ku mbështetet;

Parashtrimin e fakteve;

Palët të cilave u drejtohet;

Datën e hyrjes në fuqi;

Nënshkrimin e titullarit.

2.      Dokumentat që dalin nga DAR-Vlorë  adresuar institucioneve të tjera apo personave të tjerë duhet të kenë në krye Stemën e Republikës, poshtë saj shkrimi Republika e Shqipërisë, poshtë saj Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe nën këtë të fundit Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë. Numrin e regjistrit të korrespondencës, shkurtimin e lëndës, adresën e korrespondentit, formulën “në përgjigje”, “në zbatim” ose “në vijim të shpresës”, etj,funksionin,emrin dhe mbiemrin e personit që nënshruan dokumentin dhe nënshkrimin e tij. Vula, data dhe numri I protokollit vendoset pas firmosjes nga titullari.Ekzemplari I dokumentit që mbahet nga personi I arkiv – protokollit, siglohet edhe nga përpiluesi dhe përgjegjësi I sektorit.

3.      Të gjitha shkresat që hartohen nga punonjësit e DAR-Vlorë,duhet të kenë këto parametra:

Shkrimi “Times Neë Roman”, hapsira e shkresës duhet të jetë 2.5 cm ose 1 inch. Koka e shkresës shkruhet me gërma kapitale dhe bold, data dhe numri I protokollit, vendosen me një distancë prej dy hapsirash nga koka e shkresës. Data vendoset në anë të majtë ndërsa numri i protokollit në të njëjtin rresht me datën  në anën e djathtë.   

Në mungesë të drejtorit aktet zyrtare mund të firmosen nga persona të autorizuar me shkrim prej tij.Në këtë rast në aktin zyrtar vihet shënimi “Në  mungesë dhe me porosi”.

 

 

   Neni 35

Administrimi i dokumentave që vijnë ne DAR-Vlorë

 

Dokumentat htyrëse regjistrohen në regjistrin e protokollit nga personi I arkiv – protokollit, I cili bën shënimin në to të numrit të protokollit dhe datëa së marrjes.Dokumentet I përcillen drejtorit menjëherë me kartelën shoqëruese dhe sipas përkatësisë shpërndahen Brenda 24 orëve në strukturat që kanë lidhje me problematikën e tij, kundrejt firmës.Në rastet e postës me shënime të tilla si personale, I dorëzohen drejtorit të pahpura kundrejt firmës.Brenda afatit të përcaktuar në kartelë materiali pasi është sigluar nga përpiluesi, përgjegjësi I sektorit, dorëzohet në sekretarinë e drejtorit, përveç kur urdhëron drejtori.

Pas nënshkrimit nga drejtori, materiali evidentohet në kartelë nga sekretarja e drejtorit, e cila në datën dhe orën e specifikuar në kartelë ia dorëzon kundrejt firmës personit të arkiv- protokollit.

 

Neni 36

Elementët e kartelës shoqëruese të dokumentave që vijnë në adresë të DAR-Vlorë

 

Kartela përmban:

Dërguesin, ku specifikohet emërtesa e plotë e institucionit prej nga vjen materiali duke shënuar numrin e protokollit dhe datën e daljes nga ky institucion.

Marrësin, ku specifikohet emërtesa DAR-Vlorë duke shënuar numrin e protokollit dhe datëb e hyrjes në këtë institucion.

Rubrikën “përmbajtja”, në të cilën përshkruhet në mënyrë koncize objekti I materialit.

Rubrikën “shënimi”, në të cilën bëhen shënime të ndryshme lidhur me trajtimin e praktikës.

Rubrikën në vijim, në të cilën përcaktohet emir mbiemri I personit të ngarkuar për trajtimin e materialit si dhe data e daljes së materialit drejtori.

Rubrikën afati, në të cilën trajtohen afatet Brenda të cilave duhet të trajtohen materialet.

Afatet sipas prioritetit të shkresave janë:

a)      Afati normal, nënkupton afatin prej 10 ditë pune, I llogaritur që nga data eshpërndarjes nga personi I arkiv protokollit;

b)      Afati prej 5 ditë pune, është afat prioritar dhe nënkupton 5 ditë pune I llogaritur që nga data e shpërndarjes nga personi I arkiv protokollit.

c)      Afati “urgjent” , nënkupton trajtimin e materialit brenda ditës, ose në raste të veçanta shoqëruar me shënimin përkatës brenda një afati tjetër kohor.

Rubrikën “marrë në dorëzim”, në të cilën evidentohet emir, mbiemri I përgjegjësit të sektorit dhe në raste të veçanta të personit direct përgjegjës për trajtimin e materialit, duke specifikuar dhe datën kur materiali është marrë në dorëzim, kundrejt firmës dhe duke specifikuar datën nga dorëzuesi.

Në shënimin “dorëzuar eprorit porositës”, evidentohet emri mbiemri I eprorit porositës,kundrejt firmës së personit të ngarkuar me përgatitjen e materialit duke specifikuar dhe datën e dorëzimit.

Rubrikën në vijim, me shënimin “dorëzuar eprorit porositës”, në të cilën evidentohet data kur materiali I dorëzohet sekretares së drejtorit dhe emri, mbiemri I personit I cili kundrejt firmës dorëzon materialin.

Rubrikën e fundit, në të cilën evidentohet data kur materiali I nënshkruar nga drejtori I dorëzohet personit të Arkiv – Protokollit, nga sekretarja e drejtorit, kundrejt firmës së kësaj të fundit dhe personit përgjegjës së arkiv protokollit I cili merr në dorëzim.

 

 

 

 

 

Neni 37

Dosjet e personelit

 

 

1.      Dosjet e personelit të DAR- Vlorë  administrohen nga Sektori I Programeve të zhvillimit.

2.      Të gjitha procedurat, emërimin apo plotësimin e dokumentacionit të personelit të DAR – Vlorë ndiqen nga Sektori I Programeve të Zhvillimit.

3.      Sektori i Programeve të Zhvillimit administron një dosje që përmban  të dhënat mbi emërimin , kontratat e punës, përshkrimin e vendit të punës për pozicionet sipas organikës së DAR-Vlorë.

4.      Dosjet e personelit pasurohen çdo vit me të dhëna të reja siç mund të jetë vlerësimi vjetor, kualifikime dhe dëshmi të ndryshme të cilat pasurojnë dosjen dhe skedarin e personelit.

5.      Dosjet e personelit kanë karakter konfidencial dhe mund të njihen me kërkesën e tij, personit përkatës. Me këtë informacion mund të njihet edhe gjykata për zgjidhjen e marreveshjeve.Përdorimi I të dhënave bëhet në përputhje me ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.

6.      Dosja ka inventarin e saj dhe për çdo shtesë  bëhen shënimet në inventar.

7.      Asnjë punonjës që largohet nga DAR-Vlorë nuk I plotësohet libreza e punës pa miratimin me shkrim të Përgjegjësit të Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme mbi dorëzimin e punës së punonjësit dhe të pajisjeve object inventari.

 

Neni 38

Komunikimi I brendshëm I DAR-Vlorë

 

Përgjegjësat e sektorëve të DAR-Vlorë komunikojnë ose raportojnë me titullarin e DAR- Vlorë nëpërmjet memove, për të gjitha problemet, propozimet, ecurinë e mëtejshme të punës, etj.

Specialistët e DAR-Vlorë komunikojnë me eprorët e tyre për problemet apo ecurinë e punës apo detyrës së ngarkuar nëpërmjet memove.

 

 

 

KREU VIII

MARRËDHËNIET E PUNËS DHE SHËRBIME TË TJERA

 

Neni 39

Hyrja dhe parkimi I automjeteve në ambjentet e DAR- Vlorë.

 

1.Rregulla të hyrjes në DAR- Vlorë

Të gjithë punonjësit e DAR- Vlorë pajisen me leje hyrje të menjëhershme.

Hyrja bëhet për nevoja pune, shërbimi dhe takime të ndryshme të cilat do të jenë çdo ditë mbas orës 13.00.

Lëshimi I vërtetimeve apo plotësimi I dokumentacionit të kërkuar nga personat do të bëhet nga administrate e DAR – Vlorë, të nesërmen e punës së ditës së depozitimit të kërkesës apo dokumentacionit përkatës për t’u plotësuar pas orës 13.00.

 

 

 

 

 

Neni 40

Etika

 

1.      Punonjësit janë të detyruar t’u përmbahen normave të etikës si gjatë orarit të punës ashtu edhe jashtë saj.

2.      Punonjësit duhet të jenë të sjellshëm në marrëdhëni dhe në komunikim shkresor e verbal me eprorët, kolegët dhe vartësit e tyre.

3.      Punonjësit duhet të kenë veshje serioze, jo ekstravagante.

4.      Në të gjitha mjediset e DAR- Vlorë është e ndaluar pirja e duhanit dhe  e pijeve alkoolike.

 

 

 

Neni 41

Orari i punës dhe qëndrimi ndaj kohës së punës

 

Kohëzgjatja javore dhe orari I punës janë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave për punonjësit në Administratën Publike.

Punonjësit e Dar –Vlorë duhet të njoftojnë eprorin drejtpërdrejtë për çdo dalje nga institucioni.DAljet nga institucioni reflektohen në regjistrin e lëvizjeve që hartohet pranë sektorit të Programeve të Zhvillimit.Ky sector kujdeset për disponimin e përhershëm të regjistrit.

Regjistri duhet të përmbaj këto të dhëna:

a)      Emri mbiemri I punonjësit

b)      Ora e daljes dhe hyrjes në institucion

c)      Destinacioni

d)     Arsyeja e daljes

e)      Nënshkrimi I punonjësit

Përgjegjësi I Sektorit të Programeve të Zhvillimit kryen verifikimin e realizimit të procedurës së sipërcituar si dhe bën verifikimin e përditshëm të hyrjes së punonjësve për respektimin e orarit zyrtar.

Punonjësi që mungon në punë për arsye shëndetësore, njofton përgjegjësin e sektorit dhe është I detyruar që ditën e paraqitjes në punë të paraqesë raportin mjeksor tek përgjegjësi I Sektorit të Programeve të Zhvillimit.

 

Neni 42

Rregullat e përdorimit të rrjetit dhe pajisjeve elektronike

 

1.      Sistemet kompiuterike në pronësi të Dar –Vlorë duhet të përdoren vetëm për qëllime pune.

2.      Cilido përdorues kur konstatohet se përdor këto burime për qëllime personale I ndërpritet mundësia e përdorimit të tyre.

3.      Posta elektornike duhet të përdoret vetëm për qëllime pune.

4.      Posta elektornike që dërgohet nga këto sisteme duhet të konsiderohet si çdo lloj tjetër komunikimi.Këto mjete komunikimi në tërësinë e tyre përfaqësojnë DAR-Vlorë , prandaj duhet të shkruhen në mënyrën e duhur dhe profesionale.

5.      Kompiuter, lap-tpo,programet, pajisjet periferike, USB-të, kufjet apo çdo lloj tjetër pajisje kompiuterike që i jepet një përdoruesi nga DAR – Vlorë në përfundim të përmbushjes së detyrës I kthehet dhe do të mbetet pronë e saj.

6.      Në një system kompiuterik do të instalohen vetëm ato programe që I nevojiten përdoruesit për kryerjen e detyrës.

 

Neni 43

Përditësimi I faqes zyrtare të DAR- Vlorë

 

1.      Mbajtja dhe përditësimi I faqes zyrtare të DAR – Vlorë është kompetencë dhe detyrë e Sektorit të IT dhe Statistikës.

2.      DAR- Vlorë publikon në faqen zyrtare të saj të dhënat për regjistrimet e nxënësve për shkollat profesionale.

3.      Publikon të dhënat e provimeve të lirimit për shkollat në juridiksion.

4.      Shpall në fillim të vitit shkollor konkurset sipas përparësive të tyre vjetore.

5.      Shpall shkollën me rezultatet më të larta sipas kritereve të përcaktuara.

6.      Publikon Raportin Vjetor në faqen zyrtare të internetit.

7.      Vendosen rregullisht në faqen e internetit përvojat e suksesshme të institucioneve arsimore drejtuesve dhe mësuesve.

8.      Shpall njoftimet për vendet vakante për mësuesit, nëndrejtorët dhe drejtorët e institucioneve arsimore.

 

Neni 44

Rregullat për mirëmbajtjen dhe sigurinë në ambjentet e institucionit

 

1.      Për sigurinë e institucionit përgjigjet Përgjegjësi I Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme si dhe të gjithë punonjësit e DAR – Vlorë.

2.      Në mbarimin e punës punonjësit e DAR – Vlorë kujdesen për marrjen e masave për parandalimin e dëmtimeve fizike, mbylljen e dritareve dhe mbylljen e pajisjeve elektrike.

3.      Nuk duhet të përdoren mjediset zyrtare për motive që nuk kanë lidhje me funksionimin public.

4.      Duhet të përdoren në mënyrë korrekte mjetej dhe pajisjet që punonjësit kanë në dispozicion.

5.      Nuk duhëet të përdoren pajisje alternative ngrohje, perveç atyre të autorizuara nga institucioni.

6.      Bisedat telefonike nga telefonat e institucionit duhet të jenë vetëm për motive pune.

7.      Në mjediset e institucionit nuk lejohet të flitet me zë të lartë.

 

Neni 45

Strukturat për zbatimin dhe përditësimin e rregullores

 

Punonjësit e Dar – Vlorë janë të detyruar të zbatojnë kërkesat e kësaj rregulloreje.

Përgjegjësat e sektorëve mbështetur në kërkesat e kësaj rregulloreje të marrin të gjitha masat dhe të hartojnë dosjen me përshkrimin e funksioneve përkatëse dhe specifikat e procedurave të punës në drejtori.

Sektori I Programeve te Zhvillimit ngarkohet:

a)      Të shpërndajë rregulloren për çdo punonjës

b)      Të regjistrojë masat që jepen për punonjësit që shkelin rregulloren dhe të bëjë propozimet për fillimin e procedurës për masat administrative sipas përcaktimeve ligjore.

c)      Të propozojë ndryshime të rregullores.

 

DREJTOR

 

 

Albana HODAJ