Programi i Transparencës për Drejtorinë Arsimore Rajonale Vlorë

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë – DAR Vlorë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. DAR-i Vlorë do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së DAR-it Vlorë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare darvlore.edu.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e DAR-it Vlorë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së DAR-it  Vlorë  janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: DAR-i Vlorë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e DAR-it Vlorë  dhe përkatësisht: Ligji 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij________________________________________

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë: 

i plotë;

i saktë;

i përditësuar;

i thjeshtë në konsultim;

i kuptueshëm;

lehtësisht i aksesueshëm;

i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë, vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit ëëë.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:                                                                          

Strukturën organizative të autoritetit publik;
 Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
 Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
 Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
 Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
 Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
 Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
 Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
 Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
 Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KDIMDP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
 AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
 Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga KDIMDP-ja.

 Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. TABELA PERMBLEDHESE E PROGRAMIT TE TRANSPARENCES (DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE VLORË)

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit  apo disponimin e tij.

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. 

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/a/d


Organigrama

Sektorët

Funksionet dhe detyrat e Autoritetit Publik

Parashikimet ligjore në ligjin 69/2012  “Për sistein arsimor parauniversitar”dhe Rregullores nr.311/1, datë 18.01.2011 “Për funksionimin e DAR/ZA

Pas botimit në fl/ zyrtare.

 Përditësohet pas çdo akt emërimi.

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Sektori i Programim Zhvillimit

Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën
ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar

Ligje

Vendime

Udhëzime

Dispozita Normative

Udhëzues

Rregullore

Programe

Manuale

Rregullore e Brendshme

Raporte vjetor

Pas botimit në fl /zyrtare

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Sektori i Programim Zhvillimit

Sektori i Kurrikulës dhe Cilësisë

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës

Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat
e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format kërkese
Format ankese
Shpjeguese

Adresa e  institucionit:  

Orari zyrtar:

Adresë e-mail:

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe
kontakt
et e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Shpjeguese

Koordinatori 

Email:

Tel:

Adresa:  

Orari:

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikës

Mekanizmat monitorues;
Raporte  auditi;
Dokumentet me tregues performance;

Neni7/1/dh

Raporte auditimi

 

Menjëherë pas depozitimit në DAR

 Në faqen zyrtare  të DAR-it

 Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme

Buxheti 

Neni 7/1/e 

Buxheti

Menjehere pas miratimit

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri i prokurimeve

Menjëherë pas dërgimit në APP.

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme

Shërbimet e Autoritetit për publikun.

 Neni 7/1/f

Legalizimi i diplomave të lëshuara nga institucionet arsimore.

Vërtetime page




Sa here ka ndryshime

Në faqen zyrtare  të DAR-it


Sektori i Programim Zhvillimit
Sektori i Shërbimeve të Përgjithshme

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

P/akt ligjor dhe nënligjor

Në momentin kur kërkohen konsultime me publikun

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Te gjithë sektorët

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 

Neni 7/1/i 

Tabelë e regjistrit të kërkesave

Pas miratimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare  të DAR-it

Koordinatori i të drejtës për informim

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Datat e Provimeve të Maturës Shtetërore dhe të Provimeve Kombëtarëe të Arsimit Bazë

Pas miratimit

 Në faqen zyrtare  të DAR-it

 Sektori i Kurrikulës dhe Cilësisë

LIDHJA NR. 2

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor (1)

Data e rregjistrimit të kërkesës (2)

Objekti (3)

Data e kthimit të përgjigjes (4)

Statusi i kërkesës (5)

Tarifa (6)

1

2

3

4

Nr_____prot                                                                           Vlorë më, ____.____.___

LIDH.JA Nr. 3 (përgjigja)

Lënda: Jepet informacioni/dokumentacioni i kërkuar.

 Kerkuesit: Z/Znj. _______

Adresa:

 Ne cilësinë e kërkuesit keni depozituar pranë (autoriteti publik), në përputhje me nenin 11 të Ligjit nr.119/20 14, "Për të drejtën e Informimit", kërkesën për dhënie informacioni, rregjistruar me nurnër rendor ___date,__/__/201_(sipas rregjistrit përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve). Pas shqyrtimit të kërkesës, bashkëngjitur gjeni (përshkrirn i akteve/informacioneve/dokumentacionit që kërkohet).

  I. ____________________

2._____________________

 3. ____________________

Drejtoria Arsimore Rajonale

 V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar,Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit ëëë.darvlore.arsimi.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.