Në zbatim të Urdhërit Nr.336, datë 14.07.2011 “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”, ju informojme se :

Dokumentacioni për aplikimin e zhvillimit të praktikës profesionale për vitin shkollor 2019-2020, do të paraqitet me zarf të mbyllur pranë ZVAP të Qytetit Vlorë nga data 06.09.2019 - 13.09.2020 cdo dite ora 12:00 – 15.00 dhe ditën e premte nga ora 11:00 - 13:00.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë detyrimisht të gjithë kandidatët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale do të jetë 

1. Kërkesë për zhvillimin e praktikës profesionale pranë ZVAP  (sipas shtojcës 5 “Formati i aplikimit”, bashkëlidhur “Rregullores për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”). Formati i këtij dokumenti është në adresën zyrtare: dartiraneqytet.edu.al, rubrika Praktika Profesionale.

2. CV e praktikantit.

3. Fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit.

4. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të pare (Bachelor).

5. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Shkencor” dhe /ose “Master profesional” në mësuesi.

6. Raport mjeko-ligjor.

7. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

8. Dokument i vendbanimit (apikantët duhet të jenë banor i qytetit të Vlorës ).

9. Dy fotografi

SHËNIM

  • Mungesa apo parregullsia në dorëzimin e një dokumenti sjell skualifikimin e aplikantit.
  • Lista e IAPP ku praktikanti do të fillojë praktikën profesionale do të shpallet në ambientet e ZVAP